Portali MALESIA.ORG
Portali MALESIA.ORG uron gjithë shqiptarët e besimit Krishterë gëzuar festën e Krishtlindjeve. Paqa, dashuria, shëndeti e lumturia mbizotërofshin në familjet tuaja.
Ashtu si na shërbyen ndër shekuj, le të na shërbejnë këto festa për forcimin e bashkëjetesës, harmonisë e mirëqenies duke
qenë më pranë njëri-tjetrit pa dallime të përkatësisë fetare.
Për shumë mot Krishtlindjet!
___________________________________________________
Shoqata ” Malësia e Madhe-Nderi i Kombit “
Me rastin e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri 2014 deshiroj nga zemra personalisht por edhe në emër të Shoqatës Patriotike ” Malësia e Madhe-Nderi i Kombit ” tju uroj Gëzuar e sa më shumë paqe, lumturi, gëzime, solidaritet e mirëkuptim tek secili malësor, familje malësore e për gjithë trevën Malësi e Madhe. Qoftë për gjithë bashkëmalësorët viti që vjen viti i realizimit të deshirave tona të përbashkëta që Komuna e Malësisë të marrë statusin e Plotë e me plot surpriza të tjera për mbarë shqiptarët kudo që janë.
Me respekt Sytki Ndrecaj President i Shoqatës ” Malësia e Madhe-Nderi i Kombit “.
___________________________________________________
Partia Demokratike
Gjeka uron besimtarët katolikë me rastin e Krishtlindjes
Ulqin,23 dhjetor 2013-Lideri i Partisë Demokratike,z. Fatmir Gjeka, deputet i Koalicionit shqiptar në Parlamentin e Malit të Zi,u ka dërguar urim të përzemërt besimtarëve katolikë me rastin e festës së dritës, dashurisë dhe gëzimit,Krishtlindjes.
“Shqiptarët gjatë gjithë historisë mijëvjeçare,kanë festuar bashkë.Vlerat tona shpirtërore,kombëtare,historike,kulturore dhe humane,bëjnë që në mbarë botën spikat tradita e tolerancës fetare dhe uniteti vëllazëror”,- thuhet ndër të tjera në urimin e kryetarit Gjeka dërguar gjithë shqiptarëve të ritit të krishter katolik.
Krishtlindja është festë,që na bashkon e fisnikëron të gjithë shqiptarët.Në emrin tim personal dhe në emrin e PD,uroj shendet,progres dhe lumturi të gjithë besimtarët katolikë shqiptarë,- përfundon mesazhin z. Gjeka.