Tuz, Malësi (22.12.2013) – Edhe në vendet më të prapambetura të botës, për festat e fundvitit rrugët kryesore e sheshet e qyteteve zbukurohen me drita dhe dekorime të ndryshme. Në Tuz, në kryeqendrën e Malësisë, zbukurimet e fundvitit ishin tepër modeste ku pothuaj festimet nuk ndiheshin. Këtë vit duket se u harruan krejtësisht edhe ato 4-5 drita dekoruese të cilat ishin vitet e kaluara. Ndoshta nuk u harruan, por u ndaluan për nevojat e Podgoricës. Ndoshta nuk është kompetencë e administratës së ashtuquajtur, Komunës urbane të Tuzit, ose ndoshta i shpenzuan fondet në festën e çlirimit të Tuzit nga fashizmi?
Sido të jetë, ky është vetëm një tregues, në mesin e shumë të tjerave, e kësaj lloj administrate lokale të shëmtuar dhe njerëzve që janë në krye të saj.
Shiko videon:
Video nga Martin Gojçaj
Tuz, Malësi (23.12.2013) – Gjatë ditës së sotme në rrugën kryesore të Tuzit u vendosën të njëjtat drita (dekorime) të cilat përdoren vite me radhë (5-6 copë), disa nga të cilat nuk punojnë. Tepër modeste të cilat po thuaj as nuk vërehen. /MALESIA.ORG/