• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E enjte, 12 Qershor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Të Ndryshme

Londër, fiton arkitekti shqiptar nga Kosova

3 Dhjetor, 2013
in Të Ndryshme, Të Zgjedhura
Share on FacebookShare on Twitter

Ka fituar në Londër çmimin e parë në botë për projektin e tij të arredimit të brendshëm të një lokali të muzikës Jazz në Prishtinë, arkitekti me origjinë nga Kosova, Përparim Rama. 

Projekti i tij për “Hammam Jazz Bar” në Kosovë konkuroi për çmimin prestigjioz me afro 1,300 projekte nga të gjitha kontinentet. Në konkurimin final, projekti shqiptar konkuroi me një projekt francez, një nga Islanda dhe një nga Belgjika.

Çmimi “World Interior News 2013” i është dhënë arkitektit shqiptar, Përparim Rama, gjatë një ceremonie në Galerinë e Artit me famë botërore “Saatchi” në Londër. Kryetari i jurisë, Andrew Graham-Dixon, historian i artit britanik dhe publicist, tha se “Projekti Hammam ishte fitues i padiskutueshem”.

I kontaktuar nga Top-Channel, Përparim Rama tha se “ne jemi shumë krenar, që kemi fituar këtë çmim prestigjioz! Reagimi në Prishtinë ka qenë madhështor. – Sipas tij, – arritja më e lartë e këtij çmimi është se i bën të gjithë shqiptarët të ndihen krenarë, e posaçërisht ata të cilët janë marrë drejtpërdrejt me transformimin e asaj hapësire të bodrumit në interierin e barit më të mirë në botë”.

Arktiketi i njohur shqiptar, Përparim Rama, është themeluesi dhe drejtori ekzekutiv i studios projektuese “4M Group” në Londër. Rama ka mbaruar studimet për arkitekturë në “London South Bank University”, në vitin 1998, si dhe studime të tjera dhe master në arkitekturë e dizajn kompjuterik, në Londër.

Arkitekti shqiptar ka qenë konsulent për Lojrat Olimpike në Londër dhe udhëheqës projekti për planin urban rregullues të qytetit të Londrës. Në Bienalen e Venecias të vitit të kaluar, Përparim Rama përfaqësoi Kosovën.  /TCH/

Previous Post

Ministri Bushati: Marrëdhëniet shqiptaro-malazeze model për Ballkan

Next Post

Ulqin: Trajnim për çështje publike për liderë të rinj

Next Post

Ulqin: Trajnim për çështje publike për liderë të rinj

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org