• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E hënë, 11 Gusht, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Mërgata

Fjala e ideatorit dhe udheheqesit te simpoziumit “Hoti nder Rrjedhat e Shekujve”

1 Dhjetor, 2013
in Mërgata, Të Zgjedhura
Share on FacebookShare on Twitter

Fjala e ideatorit dhe udheheqesit te simpoziumut “Hoti nder Rrjedhat e Shekujve” Mr. Lukë Junçaj

Te nderuar prijesa fetare, te nderuar ligjerues, e nderuare audience.

Miresevini ne Simpoziumin shkencor “Hoti nder Rrjedhat e Shekujve”
Ky seminar na bashkoi nga kendet e ndryshme te botes qe te kujtojme, nderojme dhe ndricojme te kaluaren e lavdishme te bajrakut te Hotit qe me shekuj i priu Malesise se Madhe por ne raste specifike i priu te gjith kombit Shqipetare ne lufte per liri e pavaresi.

Para plot njiqind vitesh, ndodhi nji nder padrejtesite me te medha te shekullit 20 ne Evrope, coptimi i trojeve shqipetare. Hoti, Malesia e Madhe, dhe gjith popudhi shqipetare u be subjekt i pazardheqeve mixore te fuqive te medha dhe te fqinjeve tone shovinist. Ma se gjysma e Hotit mbeti jashte kufijve te shtetit te gjymtuar Shqipetare. Gjate ketij shekull represioni, masakrimeve, sistemeve totalitare dhe izolimit te plot, Historia e lavdishme e Hotit te ndare mbeti e cunguar dhe e mbuluar nga pluhuri e terri i kohes.

Te nderuar bashkatedhetare, per te ndritur ato dekada ngjarjet e te cilave i mbuloi pluhuri i Hostorise, vendosem te mbajme kete simpozium.

Mbas shume takimeve, kontakteve, imeleve, letrave, diskutimeve, dhe pune te palodhur ne disa fronte si ketu ne diaspore e ashtu ne atedhe, ky projekt po realizohet ashtu sic ishte deshira jone e madhe ne nji nivel te larte nga ekspertet me kompetent te qendrave me kryesore te dijes dhe te shkences qe kombi yne ofron.

Per arsye te shumefishta zgjodhem qe ky simpozium te zhvidhohet pikerisht ketu ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, ne komunitetin shqipetare te Detroitit dhe ne qendren Katolike te Shen Palit, megjithese distanca dhe teknikalitet e tjera e benin te veshtire ralizimin e ketij projekti.

Zgjodhem Ameriken qe eshte shtet yne i dyte dhe ky jemi 100% te lire, kete vend mik dhe mbrojtes te popullit tone qe nga koha e pavaresise e deri ne kohen prezente. Qe nga prezidenti vizionare Woodrow Wilson e deri tek Prezidentet Bill Clinton dhe George Bush qe ishin instrumental ne frenimin e spastrimit etnik apo te nji holokosti Shqipetar ne Kosove, dhe forca kryesore ne formimin e shtetit te dyte shqipetare ne Ballkan, pra Republikes se Kosoves nje arritje gjigante kjo e kombit tone qe veshtire mund te imagjinohej e te anticipohej as nga entuziastet me fanatik te kohes.

Poashtu zgjodhem Komunitetin shqipetare te Michiganit qe meriton nji aktivitet si ky. Michigani eshte atedheu i dyte i me shume Malesoreve sesa ka vet Malesia e Madhe e Mbishkodres. ktu ka me shume hotjan se ne vet brigjet e liqenit te shkodres, ne fushat e ne malet perreth ku gjindet Hoti yne i dashur. Ky komunitet kryesishte malesore i priu ceshtjes me te rendesishme te kohes, asaj te Kosoves me protesta, greva urie, kontakte me qarqet e politikes amerikane, dhe ndihma sustanciale per luften e shejte te Ushtrise Clirimtare te Kosoves. Ky komunitet ishte ne vij te pare per ndihma, per vudhnetare, dhe ishin te paret nga Amerika qe gjeten rrugen qe ne duar te UCK-se te dergonin edhe materiale te forta gjama e te cilave ishte tmerr per xhadermarine serbe.

E ku me mire te mbahet ky seminare se ne nji kishe katolike Shqipetare, institucion ky i vetmi qe me shekuj luftoi erresiren dhe roberine shekullore qe kishte kaplua tokat arberore duke bere edhe te pamundshmen per te ruajtur gjadhe fe e atedhe.
Kjo qender ku jemi ne sot, Qendra e Shen Palit sherbeu me dekada ceshtjet madhore dhe me nji merite te plote u dekorua para pake kohe me medaljen NDERI I KOMBIT nga prezidenti shqipetare Bujar Nishani.

Studiues te nderuar, kjo qe thashe objektive kryesore ka qe ju ta dini se nuk jeni dhe mos ta ndieni vehten si ne vend te huaj, se jeni ne nji shtet mik, ne nji qender Shqipetare qe eshte si nji Shqiperi e Vogel edhe pse larg e pandare nga shteti ame e kombi shqipetare. Jeni ketu ne Malesine e Madhe te dyte tek pasardhesit e Cunmules, Ded Gjon Lulit, Marash Ucit, Prenke Calit, Smail Martinit, Baca Kurtit e shume figurave tjera te ndritura te Malesis.

Pra te nderuar kumtues, miresevini ne Shtetin Michigan, ne Komunitetin shqipetar te metropolit te Detroitit dhe ne Qendren e Shen Palit. Ju falemnderit per kontributin tuaj qe do jepni ne kete simpozim dhe shpresoj te kaloni nje kohe sa me te mire ne mesin tone.

Mr. Lukë Junçaj

Previous Post

ASH paralajmëron bojkot dhe dalje nga qeveria

Next Post

Besa fituese e ‘Kënga Magjike 2013’

Next Post

Besa fituese e ‘Kënga Magjike 2013’

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org