• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E enjte, 12 Qershor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Opinione/Editoriale

Për herë të fundit kur Turqia tha ”Kosova është Turqi” ndodhi kjo

28 Tetor, 2013
in Opinione/Editoriale, Të Zgjedhura
Share on FacebookShare on Twitter

Për ironi ishte tetor si tani (mes tetori 1912), 101 vjet më parë. Perandoria Turke kishte njohur ndërkohë pavarësinë e Greqisë, Serbisë, Malit të Zi e Bullgarisë, por jo të Shqipërisë e Maqedonisë. Kufinjtë e Ballkanit ishin si më poshtë, Shqipëria e sotme, Kosova, Çamëria, pjesa e Maqedonisë Perëndimore nga Vardari e këtej quhej Albania. Harta e mëposhtme është nga burime perëndimore të asaj kohe.

 

Pikërisht atëhere shqiptarët kërkonin në ankth pavarësinë, por Turqia deklaroi prerë e vendosur se Shqipëria (plus Kosove, Çamëri, Maqedoni Perëndimore) ishte Turqi. Aq deshi Rusia, nxiti Serbinë, Greqinë, Malin e Zi e Bullgarinë të sulmonin shpejt Turqinë, dhe territoret e ashtuquajtura turke ti ndanin si plaçkë tregu, meqenëse sipas Turqise ishin turke. Dhe ashtu ndodhi, nën ndihmën sufiçente ushtarake ruse, sllavët e grekët e Ballkanit shpartalluan Turqinë në dy muaj, dhe kufinjtë e Ballkanit morrën formën e mëposhtme.

Shqipëria hyri totalisht në uje, fqinjët bastardë e ndanë copa-copa falë kokëfortësisë turke që s’njohu pavarësinë e Shqipërisë, dhe insistimit të saj se “Shqipëria ishte Turqi”. Në këto rrethana të pa-precedente e ekstreme, fuqitë perëndimore u mblodhën në panik në Londër (dhjetor 1912), dhe mezi sajuan Shqiperinë me kufijtë e sotëm, për të evituar gjithashtu daljen e Rusisë në Adriatik.

I vetmi argumet i serbëve e grekëve atëhere ishte pikërisht deklarata turke se “Albania ishte Turqi”, dhe “shqiptarët ishtin turq”. Falë kësaj paçavureje osmane, Kosova, Çamëria e Maqedonia Perëndimore u aneksuan zyrtarisht nga sllavo-ortodoksit e Mesdheut, dhe ndaj shqiptarëve atje filloi masakra/eksperimenti më çnjerëzorë qe ka ndodhur ndonjëherë ndaj një populli të lashtë europian, madje dhe në bashkepunimin me Turqinë, e cila ndihmoi Serbinë të shperngulte shqiptarë drejt Turiqise si gjoja turq.

[Paragraf] Kam njohur në Amerikën e Veriut një kosovar të shperngulur nga Serbia për në Turqi (prinderit ia kishin shpërngulur para shumë dekadash), ai kishte lindur në Turqi. Më tregoi në anglisht (s’dinte shqip) si prinderit ja kishin vendosur në një fshat në Turqi, si ata s’dinin asnjë fjalë turqisht, dhe ishin me flokë bjond ndryshe nga vendasit turq ezmer. [Mbyllet paragrafi]

* * *

Nga atëhere e 100 vjet Serbia ka përdorur non-stop si refren pikërisht atë që tha Kryeministri turk Erdogan para disa ditësh në Kosovë, se “Kosova është Turqi”. Mbi këtë bazë Serbia sajoi historinë e Betejës së Kosovës (1389) si luftë të vetën, thjesht per te konkluduar se Kosova kishte qenë teritor serb i populluar më vonë nga turqit.

Për 100 vjetë të gjithë e besuan Serbinë, deri kur shqiptarët e Amerikës (e theksoj, shqiptarët e Amerikës nga Fan Noli te këta të sotmit) bindën Amerikën se Kosova nuk ishte as Turqi as Serbi, por ishte Shqipëri, Shqipëri, Shqipëri, Shqipëri, vetëm Shqipëri (dreqi ta marrë këtë punë), asgjë tjetër veçse Shqipëri…, dhe Amerika i besoi, i vuri flakën Beogradit, dhe ja ktheu Kosovën shqiptarëve.

Ndërsa tani, tani që Shqipëria është më afër se kurrë kompletimit, na dalin nja “three stooges” (film amerikan), “tre koqe” ose “tre tarrallakë”, dhe deklarojnë nga Prishtina se Kosova na qenka Turqi. “Budallenjëve u hapet rruga” thuhet, por jo këtyre, këtyre u tregohet vendi. Gjaku, tonelatat e gjakut tonë të derdhur lumë do i përpijne, jo dyshime per të kundërtën…/GazetaKritika/

Previous Post

Pas intervenimit te policisë, banoret e Martinajve kerkojnë ndihmë nga Tirana dhe Prishtina (video)

Next Post

Informim për të rinjët e Malësisë të cilët kanë përfunduar shkollën e lartë

Next Post

Informim për të rinjët e Malësisë të cilët kanë përfunduar shkollën e lartë

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org