• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E hënë, 23 Qershor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

Historia na ka mësuar të ecim bashkë! – Binjakëzohen Plava e Deçani

25 Shtator, 2013
in Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Historia na ka mësuar të ecim bashkë! 
Ishin këto fjalët hyrëse të Kryetarit të Komunës se Plavës , z. Orhan Shamanoviq sot (24 shtator), me rastin e mbledhjes solemne në godinën e Komunës së Plavës , ku u bë nënshkrimi i binjakëzimit të Komunave të Deçanit e Plavës.

Z. Shahmanoviq , duke iu dëshiruar mirëseardhjen mysafirëve nga Komuna e Deçanit , tha ” ju, këtu nuk jeni mysafir por në vendin tuaj dhe ashtu edhe duhet të ndjeheni ” .

“Fati e deshi që të jemi ne ata, të cilët do të nënshkruajnë binjakëzimin e vëllazërimin në mes të Komunave tona dhe të realizojmë kështu ëndrrën e kamotshme të të pareve tanë , për të qenë sa më të bashkuar e sa më afër njeri tjetrit , u shpreh nder të tjera Shahmanoviq . “Nëpër  të gjitha periudhat historike kemi kaluar së bashku gëzimet e hidhërimet , vështirësitë e kapërcimet , duke i qëndruar pran njeri tjetrit . Dëshirojmë pra , që ky të jetë një hap i fuqishëm përpara , për realizimin e amanetit të të pareve tonë ” , theksoi Shahmanoviqi , duke premtuar se do të përpiqet me të gjithë kapacitetin , që të vijë sa më shpejtë deri tek hapja e rrugës që do të lidhte Plavën me Deçanin , duke shpresuar se kështu do konkretizoheshin të gjitha këto përpjekje tonat .

Fjalën e mori me pas Kryetari i Komunës se Deçanit , z.Rasim Selmanaj , i cili me një gëzim te theksuar përshëndeti të pranishmit , duke thëne se , gjithnjë ne Plave ndjehet sikur ne vend të vetin.
Selmanaj tha , se ndjehet i gëzuar e privilegjuar që sot po nënshkruan binjakëzimin e Komunave të Deçanit e Plavës , duke shpresuar se bashkëpunimi e lidhjet e ngushta që kanë këto dy Komuna , të thellohen edhe më shumë . “Do të ndikojmë me të gjithë autoritetin tonë , që edhe qeveritë e dy vendeve të bëjnë sa më shpejte të mundshme , realizimin e projektit të rrugës që do të lidhte Deçanin e Plavën ” theksoi nder të tjera Selmanaj .

Pas nënshkrimit te aktit te binjakëzimit të Komunave , u shtrua një dreke solemne në Plavë , për nderë të të pranishmëve.

Më pastaj , delegacionet vazhduan rrugën për në Guci , ku u ndalen për pak , për te vizituar edhe ketë qyteze .

Vizita e përbashkët me mysafiret nga Deçani , vazhdoi edhe në Vuthaj , tek Krojet e Vuthajve , të njohura ndryshe si “Krojet e Ali Pashës “. Këtu edhe përfundoi vizita e sotshme , ku delegacioni nga Deçani , ftoi vëllezërit nga Plava e Gucia , që sa me shpejtë ta vizitojnë edhe Komunën e Deçanit ( Me poshtë mund te shihni disa fotografi nga aktivitete e sotme ne Plave-Guci)

Për Malesia.Org  Skender Hasangjekaj

Previous Post

Nishani- institucioneve fetare nё Detroit: Nderim pёr mbёshtetjen e çёshtjes kombёtare

Next Post

Shoqata Keshilli Nacional Shqiptaro-Amerikan ne Nju Jork nderon kriminelin antishqiptar cerrnogoras Millo Gjukanovic dhe xhandaret e tij.

Next Post

Shoqata Keshilli Nacional Shqiptaro-Amerikan ne Nju Jork nderon kriminelin antishqiptar cerrnogoras Millo Gjukanovic dhe xhandaret e tij.

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org