• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E hënë, 23 Qershor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Mërgata

Deklaratë e përbashkët e shoqatave shqiptare që veprojnë në SHBA

24 Shtator, 2013
in Mërgata, Të Zgjedhura
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetarët e shoqatave të Diasporës, me origjinë nga trojet shqiptare nën Mal të Zi si shoqatat “Ana e Malit” dhe “Ded Gjo Luli”, Fondacioni “Dom Simon Filipaj”, Fondacioni “Plavë-Guci”, Fondi Humanitar “Malësia”, Shoqata Atdhetare “Malësia e Madhe” (Detroit) si dhe shoqata Atdhetare “Kraja” , me seli e veprimtari në SHBA, në mbledhjen e përbashkët të mbajtur më 17 Shtator 2013 në Nju Jork dhe Detroit, analizuam gjendjen e tanishme të shqiptarëve në Mal të Zi dhe shprehim shqetësimin e të gjithëve për diskriminimin dhe nëpërkëmbjen e të drejtave elementare njerëzore të kryera nga aparati shtetëror i Malit të Zi ndaj popullatës autoktone shqiptare.
Në mledhje analizuam veprimet perfide të shtetit malazias për qëndrimet dhe veprimet në shkeljen e të drejtave nacionale e demokratike të Shqiptarëve si: çpopullimi i trojeve tona nga shqiptarët; mos lejimi i perdorimit të lirshëm i simboleve kombëtare; ndryshimi i ligjit për përfaqësimin e popullatës Shqiptare në Kuvendin e Malit të Zi; arrestimet dhe burgosjet gjatë aksionit famëkeq e terrorizues “Fluturimi i Shqiponjës”; injorimi dhe mos dhënja e të drejtës për komunën e Tuzit; tentimi për ndryshimin e strukturës demografike duke sjellur ardhacakë nga veriu i Malit të Zi në Tuz; arrestimet e 23 shqiptarëve në fshatin Martinaj të Plavë-Gucisë; eksproprimi i pronës private në emër të krijimit të parqeve nacionale në pronat private të shqiptarëve të Plavë-Gucisë; marrja e kompetencave në mënyrë arbitrare për pasuritë detare të komunës së Ulqinit si dhe konfiskimi i pronave private të shqiptarëve në Gjirin e Valdanosit.
Kryesitë e shoqatave tona në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, lidhur me ftesën e bërë Millo Gjukanoviqit nga Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan (NACC) për “pjesmarrje nderi”(!) në darkën e 17-të gala më 27 shtator 2013 në Nju Jork, e lëshojmë këtë,
Deklaratë:
Ne, përfaqësuesit e shoqatave të Diasporës me origjinë nga tokat shqiptare nën Mal të Zi, vlerësojmë se Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan (NAAC) me ftesën e bërë Millo Gjukanoviqit jo vetëm e ka anashkaluar dhe nënvleftësuar rolin dhe aktivitetin e fuqishëm të shoqatave dhe të diasporës tonë në SHBA.
Ne, përfaqësuesit e shoqatave aktive që veprojmë në SHBA, kryesitë tona dhe antarësia e gjërë, e konsiderojmë se një ndërmarrje e tillë e NAAC-ut është më shumë si një spektakël medial sa për të ngopur apetitet e dikuj tjetër në dam të interesave të Diaporës dhe futjen e grindjeve në mesin tonë.
Ne vlersojmë se kjo ftesë e bërë Gjukanoviqit është aprovim i shkeljeve sistematike të të drejtave të shqiptarëve dhe bie në shpërputhje të plotë me interesat jetike nacionale të shqiptarëve autoktonë nën Malin e Zi.
Kryeministri malazias, Millo Gjukanoviq, duhet të përdorë ndikimin e tij për të garantuar të drejtat e shqiptarëve nën Malin e Zi në përputhje të plotë me konventat ndërkombëtare për të drejtat e pakicave kombëtare etnike. Në Republikën e Kosovës me disa qindra malazias, Gjukanoviqi kërkon që malaziasit të jenë element kushtetues, ndërsa shqiptarëve autoktonë nën Mal të Zi (që janë 7 për qind e popullsisë në këtë shtet) ua nëpërkëmbën në vazhdimësi të drejtat elementare kombëtare etnike.
Ne, përfaqësuesit e shoqatave të Diasporës me origjinë nga tokat shqiptare nën Mal të Zi, të mbledhur në Nju Jork më 17 shtator 2013, kërkojmë nga qeveritë tona në Tiranë dhe në Prishtinë që të përdorin ndikimin e tyre të gjithanshëm e në vazhdimësi ndaj këtyre veprimeve të patolerueshme dhe çdo bashkëpunim në raporte të ndërsjellta me shtetin malazias të jenë në bazë të marrëveshjeve të reciprocitetit.

Shoqatat nënshkruese:
1 Ana e Malit –New York
2. Ded Gjo Luli – New York
3. Fondacioni Dom Simon Filipaj- New York
4. Fondacioni Plavë-Guci – New York
5. Fondi Humanitar Malësia – New York
6. Shoqata Atdhetare Malësi e Madhe – Detroit
7. Shoqata Atdhetare Kraja- New York
8. Shoqata e intelektualve te pavarur- Detroit

New York, Detroit
23 Shtator 2013

Previous Post

Pse tirani malazez në sofrën shqiptare?

Next Post

134 Vjetori i një Akti Diplomatik të Krerëve të Hotit dhe Grudes në mbrojtje të trojeve shqiptare

Next Post

134 Vjetori i një Akti Diplomatik të Krerëve të Hotit dhe Grudes në mbrojtje të trojeve shqiptare

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org