• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E martë, 10 Qershor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Sport

Shqipëria gabon, ëndrra ende gjallë

6 Shtator, 2013
in Sport, Të Zgjedhura
Share on FacebookShare on Twitter

Asport- Fati dhe një super portier si Samir Handanoviç kanë ndalur Shqipërinë e drejtuar nga Xhani De Biasi nga një rezultat pozitiv në transfertën e vështirë të Sllovenisë. Një gol i Kampl në minutën e 19-të ka mjaftuar për skuadrën e Katanec për të arritur një fitore të rëndësishme për të ardhmen e tyre në Grupin E.

Ndeshja ka filluar me një dominim të lehtë për kuqezinjtë tanë, që të mbështetur edhe nga 5 mijë tifozë në stadium kontrollonin lojën. Një top i humbur në mesfushë dhe një goditje e jashtëzakonshme nga Kampl në minutën e 19-të duket se ka befasuar Shqipërinë, që në pjesën e parë panvarsisht dëshirës së madhe nuk kanë arritur të kenë rrezikshmërinë e duhur për të prekur golin. Nis krejtësisht pjesa e dytë për skuadrën tonë përfaqësuese, që pas zëvëndësimit të Bulkut me Salihin, De Biazi vendos të përforcojë sulmin duke luajtur me dy pyka të pastra. Menjëherë ka dhënë frytet kjo lëvizje duke parë që nga minuta e 55 deri në minutën e 62-të porta e Handanoviç është bombarduar nga Salihi, Basha dhe Cana. Raste të pastra për gol që kanë gjetur përballë fatin kundër dhe një portier të madh si Handanoviç që ka arritur të mbajë portën e paprekur. Vazhdon insistimi i kuqezinjve tanë por gjithçka përfundon me rezultatin 1-0, e vendosur që në minutën e 19-të nga Kampl. Një ndeshje ku përveç golit të pësuar portieri Berisha ka qëndrruar spektator, duke mos u rrezikuar në asnjë moment.

Asgjë nuk përfundon këtu, aktualisht Shqipëria ndodhet në vend të tretë në grup në kuotën e 10 pikëve, vetëm një pikë larg vendit të dytë. Pikërisht Islanda që të martën në mbrëmje, në Rejkjavikun e largët do të përballet me Shqipërinë e De Biasit. Takimi me historinë është shtyrë për të martën në mbrëmje, ëndrra ‘Brazil 2014’ është ende e mundshme.

SLLOVENI-SHQIPERI   1-0

Golat: Kampl 19′
SLLOVENIA: Handanovic, Ilic, Jokic, Brecko, Kelhar, Birsa (Mertejl 73′), Kampl, Krhin, Kurtic, Novakovic (Matavz 83′), Kirm. Trajner: S.Katanec
SHQIPERIA: Berisha, Teli, Cana, A.Lila, Agolli, O.Roshi, Basha (Abrashi 80′), Bulku (Salihi 53′), Kaçe, Rama, E.Çani (Mehmeti 70′).
Trajner: De Biazi
Gjyqtarë: I.Vad, V.Toth, I. Albert (Hungari)
Kartonë të verdhë: Kurtiq 24′, Handanovic 90′ / Agolli 69′

Tabela
Zvicra – 15 pikë
Norvegjia – 11 pikë
Shqipëria – 10 pikë
Islanda – 10 pikë
Sllovenia – 9 pikë
Qipro – 4 pikë

Previous Post

Shikoni ndeshjen Slloveni – Shqipëri LIVE

Next Post

Danaj – Ulqini pjesë e “Shqipërisë Natyrale”

Next Post

Danaj - Ulqini pjesë e “Shqipërisë Natyrale”

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org