• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E hënë, 11 Gusht, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Të Ndryshme

Është koha të fillojm të planifikojmë

19 Gusht, 2013
in Të Ndryshme, Të Zgjedhura
Share on FacebookShare on Twitter

tuzi-malesia-021Për herë të parë planifikimi urban i teritorit përmendet në Epin e Gilgameshit 2000 vjet p.e.r, ku përshkruhet planifikimi i qytetit Uruk. Në shekullin 5 p.e.r Hipodamusi sipas bindjeve politike të Aristotelit projekton qytetin ideal prej 10000 banorësh, moment ky i cili merret edhe si fillimi i planifikimit të qyteve në tersi. Më pas planifikimi i teritorit bëhet praktik e pashmangshme. Sot është absurde edhe të mendohet ndërtimi i vendbanimeve të reja, zgjerimi apo riadaptimi i atyre ekzistuese pa planifikimin profesional të tyre. Ne SHBA, France, Itali,etj, sot nuk mund as të paramendohet rindertimi i një vendbanimi të ri apo zgjërimi i atij ekzistues pa planifikimin funksional, estetik, social dhe ekonomik të tij. Praktik kjo e cila ka mundsuar zhvillimin ekonomik, rritjen e mirqenjes dhe te kvalitetit të jetesës në këto vende.

Vendbanimet planifikohen duke marr parasysh popullaten ekzistuese dhe karakteristikat e tij, trendin e rritjes së kesaj popullate, resurseve natyrore që posedon, pozicionit gjeografik, zhvillimit ekonomik dhe nevojave që kanë qytetarët e saj. Në këtë menyr planifikohet vendbanimi si një organizem i cili do të funksionoj si një tersi e perbashket duke plotsuar nevojat e cdo individi, dhe ku cdo individ do të jap kontributin e vet per të mirën e përbashket të komunitetit. Si rrjelloj e ketyre studimeve, planifikimeve, zbatimeve të tyre, bota perendimore, por jo vetem ajo, sot ka arritur një mirqënje e cila ne shpesh na duket e pakapshme. Sigurisht qe ka edhe faktor tjer të cilet bëjnë që keto vende të kenë standardin që kanë, mirpo mirorganizimi dhe mirshfrytzimi i teritorit është baza dhe fillimi i cdo zhvillimt.

Për fat të keq kjo praktik, tani e njohur që mijera vjet me parë, tek ne ende nuk po gjen zbatim. Për arsye te ndryshme planet urbanistike ende po mungojn. Si rezultat i kësaj kemi nje teritor të paorganizuar dhe njëkohesisht të pazhvilluar edhe pse me resurse të mëdha. Një zone fushore dhe malore, me tokë pjellore, ujë të pastër, 5 minuta nga kryeqyteti, 30 minuta nga deti, 40 minuta nga porti detar me një popullat që nuk shkon me shume se 20000 banor është vend ideal për cdo projektues që të projektoj një vendbanim funksional. Është vend ideal për të jetuar dhe funsionur. Mirpo i njëjti vend për të arritur tek mirqënja e merituar don mirorgazizim e tij. Për kyt arsye është më së e domsdoshme që në një të afërme të afert të fillohet me hartimin e planeve zhvillimore të kësaj zone. Ne duhet sa më parë të fillojm të planifikojm në leter se në cilin drejtim duhet te shkoj vendbani ynë. Të planifikojm se ku do të jenë shkollat, paletrat sportive, vorret, kapellat, objektet fetare, parqet, fabrikat, cila zone do të jetë zone bujqsore dhe cila zone ndërtimi, prodhimet bujqsore ku do të shitën dhe ku do te përpunohen, etj.etj. Në të njajtën kohë të shikohet se popullata ekzistuese a është e mjaftueshme për zhvillimin ekonomik të vendit. Nëse rezulton se po, të ndalohet sa më parë me migrimin e këtij vendbanimi me popullatë joautoktone, nëpermjet ndalimit të ndërtimeve pa leje dhe mosplanifikimit të zonave të banimit në zonat migruese. Eshtë një proces i cili don një studim të thellë dhe gjithperfshirje, për nje zhvillim të qëndrueshem, për të mirën e perbashkët, të cdo qytetari. Poashtu studimi nuk do ishte i plotë po të mos planifikohet i gjithë teritori si një tersi, si një organizem ku cdo qeliz (individ) ka funksionin e vetë.

Duhet të fillojm sa më parë të jetë e mundur që mosperputhjet e mendimeve mes njëri tjetrit ti zgjedhim në letër, në mënyr që neser vendi ynë ti ngjaj një periferije te mirëorganizuar dhe zhvilluar në periferit e pasura të kryeqyteteve Përëndimore. Në të kundërt, nësë këto procese zvarriten, kam frig se neser i njëjti vend do ti ngjaje vendeve të paplanifikuara dhe të pazhvilluara të botes së tret. Shpresoj që autoritet përkatese të cilat kan marr besimin nga qytetarët për administrimin e mirë të vendit dhe paguhen nga të njejtit qytetarë për kryerjen e detyrimeve që kanë do të dinë dhe duan të ecin rrugës që con në zhvillim dhe përparim.

ark. Tom Gjeloshaj
Previous Post

Probleme teknike

Next Post

Sinishtaj: Do nënshkruaja peticionin për krijimin e “Shqipërisë Natyrale”

Next Post

Sinishtaj: Do nënshkruaja peticionin për krijimin e "Shqipërisë Natyrale"

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org