• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E shtunë, 4 Tetor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Opinione/Editoriale

RTCG diskriminon shqiptarët

28 Qershor, 2013
in Opinione/Editoriale, Të Zgjedhura
Share on FacebookShare on Twitter

Albinot MALOKU

Kryeministri i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq në një intervistë të para disa kohe tek “Bugajski Hour” pati thënë se “Harmonia multi-etnike dhe stabiliteti në Mal të Zi nuk u vunë asnjëherë në dyshim”. Për të vazhduar se me kujdes jemi duke shiquar në zgjidhjen e problemeve që mund të kenë pakicat, edhe ajo shqiptare. Ajo çfarë foli KM Gjukanoviq në atë emision tek Janusz Bugajski ishte tentim për të fshehur problemet e thella që kanë shqiptarët në Mal të Zi, por edhe komunitetet e tjera etnike.

Ballafaqimet e shqiptarëve në Mal të Zi përfshijnë shumë segmente të jetës së tyre atje, e që këto ballafaqime vinë, sa si produkt i dobësisë për të vepruar i klasës politike shqiptare atje, e sa nga politikat e shpërfaqura diskriminuese ndaj shqiptarëve nga ana e Podgoricës zyrtare.

Ajo që shqetëson kohëve të fundit është periudha në të cilën po kalon sidomos Programi shqip i Radio-Televizionit të Malit të Zi (RTCG). Duhet kujtuar se RTCG ёshtё medium shtetërorë, i cila nga viti 1998 filloi së realizuari programe informative edhe në gjuhën shqipe në Mal të Zi. Kjo periudhë ishte kthesë pozitive e një fillim të mbarë nëkëtë fushë. “Kompletimi me një staf të gjerë i redaksisë së Radios së Malit të Zi dhe formimi i Programit shqip të televizionit shtetëror, në qershor të vitit ‘98, pastaj formimi i gazetës sëpërjavshme në gjuhën shqipe “Koha javore” dy vjet më vonë, u prit mirë nga komuniteti shqiptar dhe njëkohësisht ishte sinjal pozitiv përtë ardhmen e tij.” – vlerëson gazetari i Programit në Gjuhën Shqipe i RTCG- së, Musa Gjoka. “Këto momente ishin shpresëdhënëse për një qasje të re të institucioneve shtetërore në realizimin e një të drejte tëpopullatës shqiptare, të drejtës në informim.” – përfundon ai në një tekst autorial në të përjavshmen shqiptare në Mal të Zi, “Koha Javore”.

Emisioni disa minutёsh i quajtur “Mozaiku”, ipet njё herё nё javё. Ky emision kishte një shtrirje kohore 60 minuta, ku në fillim quhej “Mozaiku 60”, por pas një kohe filloi shkurtimi i tij njëherë në 40, mandej 35 e kështu me radhë, meqrast edhe pjesëza “60” iu hoq. Arsyeja tё cilёn e japin nga RTV Mali i Zi, pёr kёtё shkurtim, ёshtё ajo financiare. E që është e çuditshme tё shkurtohet bash ajo pjesё ku i dedikohet pakicёs shqiptare nё Mal tё Zi.

Si qershi në tortë diskriminimit të këtij emisioni i bëhet ndërrimi i shumë hershëm i kohës së transmetimit. I çdo ditshëm ёshtё emisioni i lajmeve nё gjuhën shqipe. Kohёzgjatja e të cilit ishte 15 minuta, ndërsa tani është 10 minuta.

Publicisti Nail Draga këtë diskriminim që po i bëhet Programit shqip të Radio- Televizionit të Malit të Zi e konsideron të pa merituar. “Shqiptarët nuk e votuan pavarësinë e Malit të Zi në këtë formë e përmbajtje që po sillet pushteti ndaj shqiptarëve.” – vlerëson Draga. “Redaktor, gjoja i programit të pakicave (lexo) në gjuhën shqipe, është malazias që nuk e din asnjë fjalë në gjuhën shqipe. A thua se nuk ka pasur shqiptar? Edhe kësaj i thonë barazi qytetare e nacionale në stilin malazez.” – konkludon ai, për të vazhduar se gazetarët shqiptar i kanë larguar disa si teprica teknologjike, por nga këta nuk kemi ndonjë reagim, përveç së fundi të gazetarit Musa Gjoka.

Spektri politik shqiptar në Mal të Zi është i obliguar që zëshëm të reagojë në kohën kur tentohet të vendoset me metoda të sofistikuara “demokratike” terr informativ nga Radio-Televizioni i Malit të Zi në raport me shqiptarët. “Për fat të keq spektri politik shqiptar në Mal të Zi është në pozitën më të keqe prej fillimit të pluralizmit, këtë e dëshmon përfaqësimi shumë i dobët në Kuvendin e Malit të Zi dhe në Qeveri. Prandaj edhe fuqia e tyre për të bërë trysni, në drejtim të përmirësimi të pozitës së Programit në Gjuhën shqipe në RTCG është e vogël.” – komenton gazetari Musa Gjoka. Duhet përkujtuar se në Marrëveshjen për formimin e koalicionit figuron edhe aneksi për përmirësimin e pozitës së medies në gjuhën shqipe. Marrëveshja edhe pse e nënshkruar në fund të viti të kaluar ende nuk ka filluar të jetësohet.

Republika e Malit të Zi dhe kryeministri i saj, janë shprehur për qasje evropiane ndaj të drejtave të komuniteteve në këtë shtet, por kjo nuk po duket në horizont. Përderisa shpërfaqën veprime të atilla që e marxhinalizojnë median në gjuhën shqipe, e garantuar me çdo dokument kombëtar e ndërkombëtar si e drejt në informim, nuk mund të mendojmë për një shtet i cili pretendon standardet evropiane.

Previous Post

Podgorica po tkurrë kufijtë e Malësisë

Next Post

Kërkohet rruga Deçan-Plavë

Next Post

Kërkohet rruga Deçan-Plavë

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org