Ne vitin 1965 Italia nderoi 700-vjetorin e Dante Alighierit, ku moren pjese edhe disa personalietete te kultures shqiptare qe jetonin ne Itali. Ne ate mes u shquan Ernest Koliqi,Martin Camaj, Karl Gurakuqi dhe Nos Qirjaku. Adhurimi i shqiptareve per Danten eshte i kahershem. Veprimtatria letrare e ketij gjeniali italian te letrave u perkthye edhe ne gjuhen shqipe por me vonese. Nje nder hapat me te guximshem per shqiperimin e Komedise Hyjnore kishte ndermarre Kola i Sokol Bacit te Grudes ne fillim te vitit 1900.
Ernest Koliqi dhe Karl Gurakuqi ne shenimet e tyre botuar ne revisten”Shejzat” viti 1965 botuan dy shenime te shkurtera per veprimtarine kulturore dhe origjinen familjare te Kole Sokol Bacit. Citojme tekstualisht shenimin e Profesor Karl Gurakuqit:
”Nje pjese e Kenges V te “Ferrit” te Dante-s,perkthye shqip nga Sokol Baci (Shejzat,Vjeti IX i botimit(1965) faqe 327-329).Kjo prove perkthimit-shenon Redaksija e Revistes-gjindet ne “La Naczione Albaneze (Vjeti IV,Nr. VI,31 mars 1900) t”Anselmo Lorecchios-s. Nenshkruhet Sokol Baazi qe nuk asht tjeterkush vec Kola i Sokol Bacit, vojvode i Grudes kah fillimi i ketij qindvjeti. Sokol Baci ishte adjutant i Knjaz Nikolles te Malit te Zi. Kola i biri,kreu studimet universitare ne Rome. Perkthimi i bame prej tij ne vjersha njembedhet-rrokshe,na tregon kjartas se ky ne rinine e vet asht marre me gjuhen shqipe dhe me letersine e saj. Ne kete hartim mund te vrehet shkalla e nalte e ne te cilen kishte merrijte para 70 vjeteve zhvillimi i shqipes letrare. Ashte e vertete se ka disa te meta:perdorim fjalesh turqishte,kumbim rimash shume te rendomta,por lipset marre para sysh se ky aso kohe ishte fillimi i perpjekjevet letrare.
Per te pase nji mendim te gjuhes se Shkodres 70 vjet perpara,po japim ketu shenimin me te cilin Kola i Sokol Bacit e perciell perkthimin e vet: “Dantja ishte me Virgilin ne rreth t’dyte t’Ferrit ku gjinden t’flligjtit,te cilet jane pra hjedhe e mundue prej nji eres t’rrebte fort. Ketu pa dy vet qe shkojshin bashke: Francesken prej Rimini-t e Paloken e Malatesta: i thirri e Franceska i kalxoi te dhembshem istorien e vet”.
Me poshte mund te lexoni pjese te Kanges te V-te “Ferrit” te Dantes perkthyer nga Kola i Sokol Bacit.
KALZIM
Njeri i kandsheme e i bute’,qi gjalle hala
Erdhe me gjet’n’ket burg me t’kqija plot
Ne,qi token me gjak nji dit’kem la,
Me na pas’nepak n’hir i Madhi Zot
Kishim m’e lut’ per ty,si per pagj’tande
Mbasi per te zezen t’on’ka po derdh lot.
Mbi cka me ndie me gol’ty fort po t’kande
Na po ndigjojme,po flasim si qef ke
Tash qi sikur po dan era po prane.
Gjindet qyteti i em n’t’cilin kam le
N’breg t’detit shi n’njat vend ku Pohi shgrehet
Me lumet tjer’qi i mbledh dhe neper dhe.
Dashnija qi me ‘i her’zemres i qepet
E kapi ket per bukurin trupin t’i
Qi bora,me c’mndyr’gjaku hala m’zehet
Kush ё dasht’per pa dasht’nuk ka peshtim
E vet’pra me te zuna’i kaq miksi
Qi,po shef as tash s’mund t’m’ qes’n’harrim.
M’nji soj deket na coi ne kjo dashtni,
E e pret Kaina ate qi na mbaroi,
Gjithketo fjal’prej tyne kjene ndi.
Prej bised’s t’ktyne shpirtne ndrrova bo;
Fort u trishtova, e mec me krye ner kam’
Sa m’pyeti Bajtagjija(2) se c’mendoi.
Une pergjegja me nji t’madhe shame:
Oh sa mendime t’ambla i cuen kta te shkret,
Oh sa dishir,n’ket t’zi mbarim,oh c’nam!
Mandej prej tyne u solla e fola vet’
E fillova: Franceska e zeza jote
Ma derpton zemren an’ per an’si zhgjet’.

Kete pjese te “kanges se V-te “Ferrit” te Dantes e kishte perkthyer shqip Kola i Sokol Bacit ne fillim te vitit 1900. I nenshkruari (Redaksia) sic duket eshte Ernest Koliqi i cili ben koment ne lidhje me perkthimin e Kole Sokolit. Ai thote:”Kjo cope e Komedise Hyjnore”,sjelle ne gjuhen tone,dallohet per nji zotesi te ralle ne te hartuemit e vargut njimbdheterrokesh e per nji njomesi shprehjesh idiomatike qe i ep perkthimit nji shije te thjeshte shqipe. Tue mendue kohen kur u botua kjo cope,nonse me disa te meta,na cudite per shkathtesine shprehese te saj”
Per mua qe kam lindur ne Malesi te Madhe perkthimi shqip i Dantes nga Kola i Sokol Bacit eshte i shkelqyeshem. Pak a shume keshtu eshte folur e kenduar ne ato treva.Profesor Shaban Demiraj gjate nje vizite ne New York ne vitin 1996 tha se gjuha shqipe ne Malesi te Madhe flitet mbase me mire se ne asnje krahine tjeter shqiptare. Ernest Koliqi dhe Karl Gurakuqi ne shenimin e tyre thone se Kola i Sokol Bacit kishte perdorur fjale turqisht ne ate perkthim. Ne vargjet e shenuara me siper kemi vene re vetem dy fjale turqisht dhe nese merret parasysh koha kur ai filloi perkthimin shqip te Dantes, dy fjale turqisht nuk jane shume.Nje perkthim si ky trgon dashurine e autorit per gjuhen dhe kulturen shqiptare. Nuk e kuptojme pse eshte botuar emeri i Sokol Bacit si perkthyes i Dantes ne revisten “La Nazione Albanese” te Anselmo Lorecchios, e jo emeri i perkthyesit te vertete qe eshte Kola i biri i Sokol Bacit. Mos valle ka qene ndonje gabim teknik ose dicka tjeter. Behet pyetja pse nuk jane bere me shume studime per Kolen e Sokol Bacit i cili ka qene shume aktiv ne Kryengritjen e Malesise te vitit 1911 per pavaresine e Shqiperise,bile ai kishte detyre me rendesi ne Komitetin e Podgorices. Ne vendlindjen time disa shqiptare te ditur tregonin shume per Kolen e Sokol Bacit. Ai gjithemone permendej per qendrimet e tij patriotike. Bashkepunimi i tij me arbreshet e Italise dhe botimet ne ato revista tregojne se Kole Sokoli ishte patriot.Veprimtaria e tij kulturore e atdhetare meriton studime dhe hulumtime serioze.