• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E martë, 17 Qershor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

Arrestime masive në fshatin Martinaj të Plavë Gucisë

25 Maj, 2013
in Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Vazhdojnë provokimet ndaj fshatit shqiptarë Martinaj të Plavë Gucisë. 

Sot rreth orës 11:00 në Martinaj të Plavë Gucisë kanë ndodhur dhjetëra arrestime të shqiptarëve nga ana e policisë malazeze. Arrestimet duken se kanë ndodhur pasi shqiptarët e Martinajve kanë kundërshtuar ndërtimin e Kishës ortodokse serbe në tokën e cila ishte kontestuar shqiptarëve të këtij fshati.

Në Martinaj arritën numër i madh i forcave speciale të policisë malazeze, të cilët kishin ardhur me pretekstin për të i mbrojtur ultranacionalistët ortodoks serbo-malazez të cilët më ndihmën e aparatit shtetërorë malazez në vazhdimësi po provokojnë popullatën shqiptare të Plavë Gucisë, e në veçanti fshatin etnikisht të pastër Martinaj, shkruan Fondacioni Plavë e Guci në faqen e tyre në FB.

Incidenti në fjalë duket se i ka fillet ditë më parë kur rreth 50 civil serbo-malazez të shoqëruar me rreth 20 polic kishin shkuar në fshatin Martinaj për të pastruar themelet e një Kishe ortodokse e cila kishte filluar të dertohet në vitet 30 të shekullit të kaluar, por e cila nuk ishte përfunduar kurrë. Sipas vendasve kjo tokë i ishte marrë me dhunë familjes Prelvukaj ku dhe kishin filluar punimet e një kishe ortodokse serbe. Në atë vend kurrë nuk kishte Kishë ortodokse dhe se këto veprime janë thjeshtë provokime ndaj popullatës autoktone shqiptare, sqarojnë vendasit e Martinajve.

Grup civilësh serbo-malazez duke se edhe sot kishin shkuar me qellim për përgatitjen e punimeve të kësaj Kishe, gjë që po provokon vendasit shqiptarë të cilët protestuan, e me ç’rast policia malazeze ka arrestuar një numër të madh të tyre.

“Është tronditëse kur informacione të tilla marrim nga vendlindja, është shokuese kur shteti më dhunë tenton të shkel mbi të drejtën elementare të qytetarit të vet, është jo demokratike dhe antieuropiane që shteti të mbron uzurpatorin dhe jo pronarin, ky shtet po shkon drejt rrugës së vjetër të urrejtjes së shqiptareve. A thua vallë këtij shteti ne shqiptaret ia paskemi dhanë votën e shtetformimit, a thau valle kjo është rruga evropiane që gjason në rrugë Milloshoviqiane”, shkruan në reagimin e FPG.

Po i njëjti burim publikon emrat e te arrestuarve shqiptare ne Martinaj, te cilët po mbahen në qendrën policore në Plavë:
1. Isuf Balia Balidemaj ne moshen 80 vjecare
2. Selim Kameri Hasangjekaj ne moshen 74 vjecare
3. Sherif Lani Hasangjekaj ne te 70 –at
4. Bujar Hasangjekaj
5. Naim Prelvukaj
6. Lis Naimi Prelvukaj
7. Shaban Syla Balidemaj
8. Skender Hasangjekaj
9. Flamurdon Hasangjekaj
10. Hasan Prelvukaj
11. Valon Prelvukaj
12. Fatos Prelvukaj
13. Shaban Prelvukaj
14. Sadri Smajli Balidemaj
15. Ibish Balidemaj
16. Rexhe Balidemaj
17. Bali Rama Hasangjekaj
18. Sadik Rama Hasngjekaj
19. Luan Bajram Balidemaj
20. Martin Hasangjekaj
21. Ali Zeqiri Prelvukaj
22. Bekim Hasangjekaj

/MALESIA.ORG/

Previous Post

Mirash Gjokaj dhe bujaria e tij legjendare

Next Post

Reagim i Shoqatës Vëllazërisë Kosovë-Malësi e Madhe “Martin Dreshaj” lidhur me ngjarjet në Martinaj të Gucisë

Next Post

Reagim i Shoqatës Vëllazërisë Kosovë-Malësi e Madhe “Martin Dreshaj” lidhur me ngjarjet në Martinaj të Gucisë

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org