• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E shtunë, 10 Janar, 2026
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

Gjeka i kënaqur nga koalicioni me DPS – Bashkëpunim afatgjatë edhe serioz

9 Maj, 2013
in Lajme, Të Zgjedhura
Share on FacebookShare on Twitter

Podgoricë, 8 maj- Kryetari i Partisë Demokratike (PD) me seli në Ulqin, z.Fatmir Gjeka, deputet i Koalicionit shqiptar në Kuvendin e Malit të Zi , duke folur  rreth  raportit me Partinë Demokratike të Socialistëve në pushtet, ditën e mërkurë ka deklaruar se opsioni  i bashkëpunimit  të PD  me PDS, është afatgjatë  edhe serioz.
“Sigurisht se pakicat duhet të jenë të përfqësuara në pushtet, sepse me këtë ndihmojnë, në radhë të parë, popullin e vet. PD, edhe para zgjedhjeve parlamentare të tetorit, e ka  theksuar se bashkëpunojmë  drejtpërdrejt me forcat politike që e kanë njohur Republikën e Kosovës, kanë hapur dyert e shtetit për strehimin e refugjatëve shqiptarë  të përndjekur nga vatrat e tyre në Kosovë, subjekte të cilat angazhohen për integrime  evropiane edhe evroatlantike”,- shprehet lideri i PD, z. Fatmir Gjeka.

Sipas tij, tashmë ka nisur  jetësimi i Marrëveshjes me PDS. Kërkesat tona janë mirëkuptuar edhe nuk lidhen me politikën njëditore ose të një çasti. Koalicioni jonë është i vetmi me prefiks shqiptar  edhe me synime të bashkëpunimit afatgjatë. Në këtë frymë, veprimi dhe përqëndrimi i Koalicionit shqiptar  është orinetuar edhe përqëndruar  drejt  mbrojtjes së interesave  të popullit  shqiptar që na ka dhënë besimin për  t `i  përfaqësuar në institucionet shtetërore të Malit të Zi .E themi këtë sepse me PDS nuk kemi ndërmjetësues edhe në komunikimet tona  potencojmë ato kërkesat  që i shohim me përparësi dhe jetike për shqiptarët në Malin e Zi. Në këtë sens, kemi përkrahjen e votuesve tanë shqiptarë.
“Po përmend këtu vendvotimin në Katërkollë.PD, në zgjedhjet parlamentare të tetorit, por edhe në ato presidenciale kishte një diferencë tepër të madhe kundrejt subjekteve tjera politike. Duhet të jemi objektiv se kërkesat tona që i kemi shtruar , edhe definuar  në Marrëveshje me PDS, nuk  dëshirojmë  të jetësohen  në mënyrë parciale edhe sipërfaqësore”,-  nënvizon  z. Gjeka.

Ai  permend  domosdoshmërinë e investimeve në  viset  tona shqiptare të pazhvilluara në Malin e Zi, duke  ritheksuar përfundimin e  modernizimit të e rrugës  Ulqin- Sukubinë, statusin e Komunës së Malësisë me qendër në Tuz, punësimet në resorët qeveritare, kthimin e pronave, vijën e bregdetit siç  e kërkojmë në Ulqin etj.

Z. Gjeka  është optimist se, në bashkëpunim edhe mirëkuptim me PDS, do të realizohen këto synime të Koalicionit shqiptar. /Ulqini-Online/ – /MALESIA.ORG/

Previous Post

Gjelosh Gjokaj, liriku plot fantazi

Next Post

Shqipëria ngjitet edhe më lartë në ranglistën botërore

Next Post

Shqipëria ngjitet edhe më lartë në ranglistën botërore

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org