• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E martë, 1 Korrik, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Opinione/Editoriale

Flet për “Epokën e re” prof. dr. Martin Berishaj

26 Prill, 2013
in Opinione/Editoriale, Të Zgjedhura
Share on FacebookShare on Twitter

Duhet shumë kujdes!

Kujdes me statutin, shtyllën  juridike të pushtetit dhe me  gjykatën e apelit të asociacionit/ bashkësisë 

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Martin Berishaj ka thënë se pala e Kosovës duhet të jetë shumë e kujdesshme në konceptin juridik dhe politik të kapërcimit të niveleve hierarkike. “Duhet të jetë e kujdesshme në shtyllën juridike të pushtetit, mbi të gjitha në Gjykatën e Apelit”.

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, prof. dr. Martin Berishaj, ka thënë se sa i përket vazhdimit të marrëveshjes pala e Kosovës duhet të jetë e kujdesshme në formulimin e statusit të asociacionit/bashkësisë. “Si rregull statuti i këtij institucioni i bazuar mbi Konventën Evropiane për Vetëqeverisje Lokale e përcakton atë si person juridik i cili e ka stemën e vet, flamurin dhe këngën dalluese (himnin). Këto elemente përcaktohen me vendim të posaçëm të kuvendit e asociacionit/bashkësisë. Jo rastësisht i shpalova këto elemente pasi që jam i mendimit se këto do të jenë pjesë e statutit. Mirëpo, pala jonë duhet të jetë shumë e kujdesshme në konceptin juridik dhe politik të kapërcimit të niveleve hierarkike. Pra, të asaj se asociacioni/bashkësia ka të drejtë lidhje të kontratave ndërkombëtare pa u konsultuar me qendrën. Duhet të jetë e kujdesshme në shtyllën juridike të pushtetit, mbi të gjitha në Gjykatën e Apelit”, ka thënë Berishaj në një intervistë për “Epokën e re”.


“Epoka e re”:
 Z. Berisha, si e vlerësoni draftmarrëveshjen e arritur në mes të Prishtinës dhe Beogradit?
Berishaj: Që në fillim dëshiroj të qartësohem në mënyrë që mos të keqkuptohem: kjo draft marrëveshje (apo parim mbi marrëveshje) mundëson në sistemin politik të Kosovës një institucion të pushtetit të ndërmjetëm që në disa shtete të Evropës emërtohet me emra të ndryshëm: Rajon, Land, Kanton, Reggio, kurse këtu definohet si asociacion/bashkësi. Natyrisht, emri këtu nuk luan aspak rol, por është me rëndësi të thuhet se këtu formohet institucioni i ndërmjetëm i pushtetit, përmbajtja e të cilit do të shpalohet me përpilimin e statutit, ku do të dalë në pah dekierarkia si model shtresor i participimit në pushtet. Kjo, si alternativë e centralizimit të pushtetit (me ç’rast bëhet fjalë për alternativën e shpërndarjes së forcës politike në nivele të ndryshme në kuptim “zero sum”) situatën tashmë mund ta kuptojmë më mirë në bazë të koncepteve të reja si p.sh: participimin në pushtet (poëer sharing, pooling of sovereignity) e që kjo nuk nënkupton faktin se, më tepër fuqi në një nivel dmth më pak në nivelin tjetër. Në teorinë politike është i njohur fakti se pushtetin e decentralizon ai që e ka pushtetin mbi territor apo një pjesë të tij dhe jo ai që nuk e ka atë. Me të drejtë shtrohet pyetja që ndërlidhet me situatën në veri të Kosovës: kush e decentralizoi aty pushtetin? Këtu, si gjithkund tjetër, pushtetin e decentralizoi ai që atë e kishte, pra, as pala shqiptare (kosovare), as ajo serbe, (këto dy palë ishin aktorë në këtë “lojë”). Pushtetin e decentralizoi BE-ja, gjegjësisht bashkësia ndërkombëtare, e cila edhe do të jetë garantuese për implementimin e saj. Do të ndalesha për ta shpjeguar dimensionin politik, pasi në shumë raste janë paraqitur shkeljet e rendit hierarkik të organizimit territorial gjatë demokratizimit intensiv. Rreziku fshihet në këto dierarkizime territoriale, në faktin e thirrjes në këtë intensivitet të demokracisë së pakontrolluar, duke lënë pas dore llogaridhënien si koncept bazik për realizimin e procedurës demokratike. Së pari, një nga aspektet e ristrukturimit të organizimit territorial hapësinor e që është si pasojë e konfliktit të ngrirë në mes shteteve i përket pikërisht shpërndarjes shumështresore të fuqisë politike dhe, së dyti, ndryshueshmëria e relacioneve në mes nivelit të ndërmjetëm dhe atij qendror. Këto ndryshime shpalohen si efekte të proceseve zhvillimore e që në formë afatshkurtër paraqiten si opsione politike, duke e neutralizuar dhe shlyer intensitetin e konfliktit territorial me disperzion vertikal të sovranitetit. Ky disperzion vertikal i sovranitetit të Kosovës do të ishte emëruesi i përbashkët i kësaj draft-marrëveshje.

“Epoka e re”: Me këtë marrëveshje a shihni dalje jashtë pakos së Ahtisarit?
Berishaj: Kushtetuta si dhe shoqëria nuk është çështje që nuk ndryshon, në veçanti në Ballkan, ku sprovohen mënyra dhe mostra të ndryshme të funksionalizimit të organizimit të jetës politike.

“Epoka e re”:
 Nga 15 pikat e marrëveshjes, cilat e dëmtojnë më shumë shtetin e Kosovës dhe cilat janë më të favorshme?
Berishaj: Problemi i marrëveshjeve në Ballkan nuk qëndron në faktin se a arrihen ato apo jo, por në faktin se në ç’masë implementohen ato. Së pari, palët si të tilla reflektojnë me një mosbesim bizantin që është mishëruar si formë e kulturës politike në Ballkan, së dyti, ato përshkohen me disa dimensione që çdonjëra palë veç e veç ia jep vetes mundësinë për ta interpretuar atë sipas hamendjes, e deri aty se sa nuk lexohen ato nga njëra dhe tjetra palë deri në fund të faqes, gjë që u jep mundësi të fundbotshme të trajtimit të marrëveshjes sipas dëshirës së tyre. Beteja për interpretim fuqishëm mbështetet në dozën e teatralitetit që palët e kanë shprehur gjatë dialogut siç ishte rasti me “rrahje të tavolinës” nga Thaçi apo Vuçiqi s’ka rëndësi, me ç’rast nuk kishte rëndësi përmbajtja e dialogut si e tillë, por vëllimi i shprehjes dramatike të serbizimit apo shqiptarizmit heroik në stil “…vallah Thaçi shumë trim, qysh ia bani shkaut të shkinës!”.
Të kthehemi te draftmarrëveshja. Nëse interpretimi mbi pika në veçanti zvogëlon ndikimin e kuptueshmërisë politike makiaveliane, që si rregull i reflekton kësaj klase politike, atëherë çdo nen i marrëveshjes e dëmton atë “shtet” të imagjinuar. Shtetin e Kosovës nuk e dëmtojnë demokratizimi dhe sundimi i ligjit, por e kundërta. Klasa politike kosovare 14 vjet me radhë është “pritur dhe toleruar” nga bashkësia ndërkombëtare për ta shtruar sovranitetin në tërësinë territoriale dhe nuk ka rezultuar me sukses. Veriu i Kosovës gjithë kësaj kohe është karakterizuar me mungesë të sovranitetit. Kjo elitë nuk ofroi asnjë ofertë politike për t’i futur qytetarët e asaj pjese në proces të vendimmarrjes politike në “torishtën/vathën” kosovare. Shteti i Kosovës nuk duhet të shikohet si privilegj i një klase politike, por në rend të parë si përgjegjësi ndaj votuesit, i cili, dorën në zemër, harrohet në çastin kur i vjelët vota, dhe ndalemi këtu. Marrëdhënia ndaj qytetarit si bartës të sovranitetit dhe jo elitës politike (siç kuptohet në shumicën e rasteve) është dimensioni i cili e përshkon gjithë marrëveshjen. Kjo marrëveshje është në fakt një mikroplan i rregullimit të statusit të etnisë serbe në Kosovë dhe si e tillë në dimensionin e shpërndarjes vertikale të sovranitetit nuk e dëmton shtetin si nocion. Mirëpo ajo e dëmton në çdo pore të tij shtetin e Kosovës nëse ai vazhdon të kuptohet siç kuptohet ai tash si shtet i mospërgjegjësisë dhe i mosfunksionimit të shtetit të së drejtës. Mëvetësimin politik mund ta definojmë si fenomen të fragmentimit politik, gjegjësisht si kundërthënie të integrimit politik. Karakteristikë themelore e shtetit sovran është kufiri i tij; shteti është aq sovran para se gjithash dhe deri në atë masë sa është në gjendje dhe sa mund të kontrollojë dhe t’i mbrojë kufijtë e vet. Në fakt, shteti sovran nuk ka të bëjë me hapjen dhe mbylljen e kufirit si të tillë, por me faktin sa është autonom dhe në gjendje t’i përcjellë ligjet e veta e jo të huajat.

“Epoka e re”: Cila nga këto pika do të jetë më e vështirë për t’u zbatuar në praktikë?
Berishaj: Bazë për zbatim të kësaj marrëveshje duhet të jenë logjika e hapave të vegjël dhe përcaktimi decid dhe shumë i rreptë i dinamikës nga ana e bashkësisë ndërkombëtare në hapa të realizimit të saj. Çështja e parë që duhet cekur këtu është se bashkësia ndërkombëtare ende nuk ka arritur ta kuptojë qasjen serbe në relacion ndaj shqiptarëve. Serbët dimensionin e barazisë kushtetuese dhe asaj politike në rrafshin faktik në Kosovë me shqiptarë gjithherë e kanë kuptuar dhe do të vazhdojnë ta trajtojnë si nënshtrim. Prandaj, policit serb në Kosovë me rastin e veshjes së uniformës (pavarësisht se do të jenë pjesë e Policisë së Kosovës) atij do t’i aktivohet refleksi i kushtëzuar i njeriut të uniformuar i cili ka një qëllim: nënshtrimin e “palës së pauniformuar”. Pra, asaj shqiptare. Akceptimi dhe ndërrimi i mënyrës së të jetuarit politik në rend të parë, sjellja brenda kornizave ligjore dhe brenda asaj që quhet shtet i Kosovës.

“Epoka e re”: Duke marrë parasysh gjendjen në terren, ka mundur Prishtina zyrtare që në këtë dialog të nxjerrë një marrëveshje më të favorshme?
Berishaj: Dialogu si koncept është tejet i sofistikuar. Këtë nuk e ka paraprirë pala kosovare, por ajo ishte pjesë e tij, do të thosha objekt i saj, mbase e gjithë kjo është përqendruar brenda territorit kosovar. Më lejoni të bëj një digresion të vogël. Para disa vitesh Haris Sillajxhiq më dëftoi një ngjarje shumë interesante nga Dejtoni. Millosheviqi, në një rast, me insistim të Sillajxhiqit, (për të zgjeruar një pjesë të territorit boshnjak në ombrellën serbe), e merr lapsin dhe e pyet se cila pjesë ke dëshirë të mbetet e juaja, Sillajxhiqi i shpjegon dhe ky në mënyrë vehemente e zgjeron territorin boshnjak me një potez të lapsit. Pala boshnjake kënaqet me këtë dorëlëshuarje millosheviqiane, mirëpo posa del nga takimi e kupton se Millosheviqi kishte vizatuar mbi hartën e Bosnjës e jo mbi hartën e Serbisë.

“Epoka e re”: Si do të duhet të sillet Prishtina tash e tutje për t’i riparuar lëshimet me këtë marrëveshje në mënyrë që ta shtrijë sovranitetin edhe në veri?
Berishaj: Konceptualisht mendoj se nuk duhet përdorur termi Prishtina (si palë), por në marrëveshje të tjera të radhës duhet precizuar palët: pra Republika e Kosovës dhe Republika e Serbisë, sepse është normë juridike që çdo marrëveshje në fillim të saj t’i precizojë palët. Pala kosovare mendoj se është e stërngarkuar me dimension të përfaqësimit të saj në rrafshin partiak, në këtë rast të PDK-së! Sovraniteti kosovar nuk do të mbrohet me bindje të fundbotshme partiake, por me ndërgjegje racionale shtetformuese. Sa i përket vazhdimit të marrëveshjes pala jonë duhet të jetë e kujdesshme në formulimin e statusit të rajonit apo si do që të quhet ai. Si rregull statuti i këtij institucioni, i bazuar mbi Konventën Evropiane për Vetëqeverisjes Lokale, e përcakton atë si person juridik i cili e ka stemën e vet, flamurin dhe këngën dalluese (himnin). Këto elemente përcaktohen me vendim të posaçëm të kuvendit të asociacionit/bashkësisë. Jo rastësisht i shpalova këto elemente pasi jam i mendimit se këto do të jenë pjesë e statutit. Pala jonë duhet të jetë shumë e kujdesshme në konceptin juridik dhe politik të kapërcimit të niveleve hierarkike. Pra, të asaj se asociacioni/bashkësia ka të drejtë lidhje të kontratave ndërkombëtare pa u konsultuar me qendrën. Duhet të jetë e kujdesshme në shtyllën juridike të pushtetit, mbi të gjitha në Gjykatën e Apelit.

“Epoka e re”: Z. Berisha, pas kësaj marrëveshjeje në Prishtinë, Thaçi njihet si hero, por edhe si tradhtar. Njëjtë njihen edhe Daçiqi e Vuçiqi në Beograd. 
Berishaj: Tradhtia nacionale është çështje e akceptimit kohor. A mund të paramendoni se si do të trajtohej Angela Merkel po qe se me veprime të sotme politike të jetonte në shekullin 19?! Prandaj, personalisht jam i mendimit se duhet të distancohemi dhe të rrimë larg ndaj perceptimeve në stil: pështyje politikanin dhe ngjitja etiketën apo pështyje etiketën dhe ngjitja politikanit.

“Epoka e re”: Do të duhej që kjo marrëveshje të merret për model edhe nga shqiptarët në Mal të Zi dhe në Serbi?
Berishaj: Pikërisht këtë model, që është pjesë e marrëveshjes së sotme, ne shqiptarët nën Mal të Zi e kemi prezantuar si platformë politike për definimin e statusit të shqiptarëve në vitin 2004, duke e dorëzuar në Kongresin amerikan. Kjo kërkesë është ende aktuale dhe si e tillë mundëson realizimin e të drejtave të pakicës kombëtare shqiptare nën Mal të Zi. Studimin lidhur me platformën e kam botuar si libër “Nga hapësira e trojeve në hapësirë të rrjedhave”, në koordinim me CSIS (Center for Strategic and International Studies) nga Ëashingtoni dhe Instituti për Çështje Shqiptare “Albanica” të Lubjanës. Problemi i nivelit të ndërmjetëm të pushtetit (ta quajmë atë si të duam) lehtëson integrimin dhe procesin e kyçjes së individit në procesin e vendimmarrjes. Pikërisht lidhur me këtë, në marrëveshje të radhës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pala kosovare duhet insistuar që këtë model ta implementojnë edhe për shqiptarët e Luginës së Preshevës. /Epoka e Re/

Previous Post

U mbajt aksioni për pastrimin e qytetit me rastin e Ditës së Tokës (foto)

Next Post

Shjefen Ivezaj nje rrenje lisi arberor

Next Post

Shjefen Ivezaj nje rrenje lisi arberor

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org