• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E martë, 24 Qershor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

Organizohen studentët e Ulqinit – Halili zgjidhet kryetar

15 Prill, 2013
in Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Ditё mё parё studentёt e Ulqinit nё Prishtinё organizuan mbledhjen e dytё me radhё, e cila pati si qёllim qё aktivitetet e deritanishme tё filluara nga njё grup i studentёve tё shndёrrohen nё aktivitete të njё organizate tё mirёfilltё.

Problemet dhe paknaqёsitё me tё cilat po ballafaqohen tё gjithё studentёt i shtyu ata qё nё mёnyrё organizative tё ngrisin zёrin kundёr padrejtёsive qё po bёhen ndaj tyre. Duke ditur qё studentёt janё e ardhmja e vendit dhe potenciali i ardhshёm intelektual qё do tё punojnё dhe veprojnё nё tё mirёn e zhvillimit tё vendit, nё ruajtjen e vlerave kombёtrare, historike dhe kulturore si dhe faktor i rёndёsishёm nё luftimin e asimilimit, ata nё asnjё moment nuk duhet neglizhuar por duhet marrё shumё seriozisht dhe tё ndihmohen nё tё gjitha mёnyrat e mundshme, thuhet në një deklaratë për opinion të lëshuar nga studentët.

Ata morёn iniciativën qё tё formohen si organizatё pёrmes sё cilёs do tё punojnё nё realizimin e nevojave tё studentёve dhe mbrojtjen e tё drejtave tё tyre. Ndёr qёllimet e shumta tё organizatёs vlen tё pёrmenden: sigurimi i kuotave pёr regjistrimin e studentёve tё rinj, krijimi i fondeve pёr tё ndihmuar studentёt nё nevojë nё mёnyrё financiare, ndikimi në vendlindje etj.

Nё mbledhjen e mbajtur nё amfiteatrin e Fakultetit tё Mjekёsisё u votua nga ana e kёshillit tё studentёve tё pranishёm nё sallё pёr zgjedhjen e Bordit Drejtues tё organizatёs, ku prej 15 kandidatёve u zgjodhën 11 mё tё votuarit:
1.    Driton Salaj, student i Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, viti II Master
2.    Arbnor Halili, student i Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, viti II Master
3.    Arbesa Tahiri, studente e Fakultetit Juridik, viti I Bachelor
4.    Endrit Avdiu, student i Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, viti II Bachelor
5.    Arjan Nikaj, student i Fakultetit Juridik, viti III Bachelor
6.    Arlind Lika, student i Fakultetit tё Mjekёsisё, viti VI
7.    Korab Kraja, student i Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, viti I Bachelor
8.    Arlinda Resulbegu, studente e Fakultetit të Edukimit, viti II Bachelor
9.    Blerita Gjonoviq, studente e Fakultetit tё Mjekёsisё, viti V
10.     Ilir Harasani,student i Fakultetit Juridik, viti I Master
11.     Ilir Vukaj, student i Fakultetit tё Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, viti III Bachelor

Bordi Drejtues nё mbledhjen e vet zgjodhi unanimisht kryesinё:
–    kryetar: Arbnor Halili
–    nёnkrytar: Endrit Avdiu
–    sekretar: Arlind Lika
–    arkatar: Driton Salaj

Kёto janё vetëm hapat e parё pёrmes tё cilёve studentёt e Ulqinit nё Prishtinё po fillojnё misionin e vet me shpresё qё synimet dhe qёllimet e tyre tё shndёrrohen nё vepra, duke hasur nё mirёkuptim dhe bashkёpunim me tё gjithё individёt, organizatat, ndёrmarrjet apo insitucionet qё shprehin vullnetin e mirё pёr tё kontribuar nё arsimimin e brezave tё rinj tё kёsaj treve.

Previous Post

Mali i Zi “shpëlarës i parave”

Next Post

Një version i formimit të fshatit të Kojës

Next Post

Një version i formimit të fshatit të Kojës

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org