• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E shtunë, 4 Tetor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Opinione/Editoriale

DailyMail: 900 fëmije vuajnë ‘Gjakmarrjen’

23 Shkurt, 2013
in Opinione/Editoriale
Share on FacebookShare on Twitter

Fenomeni i gjakmarrjes në Shqipëri vijon të tërheqë vëmendjen e medieve të huaja, të cilat po i  kushtojnë jo pak hapësira kësaj plagë mesjetare. Ketë radhë është Britanikja “Daily Mail” që ka realizuar një reportazh mbi fenomenin e gjakmarrjes në Shqipëri, në qendër të cilit ka vendosur 3 fëmije që nuk e kanë shijuar asnjëherë jetën jashtë mureve të shtëpisë.

“Vëllezërit Zefi, 12 vjeç, Marseli, 7 vjeç dhe Marsela, 9 vjeç nuk i kuptojnë dot kënaqësitë e thjeshta të një fëmijërie të zakonshme. Ata nuk shkojnë në shkollë ose të vizitojnë miqtë, madje për ta të luash futboll rreth kopshtit të shtëpisë, është krejtësisht e paimagjinueshme.” – kështu nis shkrimi i botuar në “Daily Mail”.

“Këta fëmijë kanë kaluar tërë jetën të mbyllur, brenda shtëpisë së tyre në fshatin Bardhaj, pak metra larg qendrës së Shkodrës. Ata janë të burgosurit e gjakmarrjes, e cila e bën daljen e tyre jashtë shumë te rrezikshme. Këta fëmijë janë në mesin e 900 fëmijëve të tjerë që qëndrojnë të fshehur në shtëpitë e tyre për të shmangur gjakmarrjen, në bazë të kodit të lashtë të njohur si Kanuni, i cili i jep të drejtë një personi të vrasë dikë në shenjë hakmarrje për një vrasje të mëhershme.” – vijon shkrimi.

Sipas “Daily Mail”, vrasjet sipas Kanunit, njihen si gjakmarrje, dhe është e ngjashme me traditën italiane të gjakmarrjes. Kodi vlen për të dy besimet, të krishterët shqiptarë dhe ata myslimane, dhe rregullon të gjitha aspektet e jetës, duke përfshirë krimin, familjen, martesën, trashëgiminë e pasurisë, dëmet si dhe sjelljen personale apo atë sociale.

Gjatë kohës së diktaturës, thuhet se Kodi ishte inekzistent, ndërsa ai u rikthye pasi Shqipëria nisi luftën e saj për tu bërë një vend me demokraci moderne dhe te begatë. Shumë njerëzve u mungon besimi në sistemin e drejtësisë dhe përpiqen ta vendosin vetë atë.  Në shkrim theksohet se janë angazhuar mësues, të cilët shkojnë tre herë në javë në shtëpitë e të ngujuarve, në mënyre që ata të paktën të mund të marrin njohuri në arsimin baze. /TV1/

Previous Post

Lidhja Demokratike në Mal të Zi-Dega e Plavë-Gucisë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Next Post

Lulgjuraj paralajmëron dorëheqjen – Kusht referendumi

Next Post

Lulgjuraj paralajmëron dorëheqjen – Kusht referendumi

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org