• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E diel, 5 Tetor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

Lidhja Demokratike në Mal të Zi-Dega e Plavë-Gucisë mbajti Kuvendin Zgjedhor

20 Shkurt, 2013
in Lajme, Të Zgjedhura
Share on FacebookShare on Twitter

Në vazhdën e aktiviteteve të veta programore dhe obligimeve statutare dhe vendimit  të Kryesisë se LDnëMZ si dhe  vëndimit  të kryesisë së Degës, të shtunën,më 16 shkurt, në Shtëpinë e Kulturës në Plavë, u mbajt Kuvendi zgjedhor i LD në MZ, Dega e Plavë-Gucisë, i gjashti me radhë, në të cilin u shqyrtua puna e kësaj dege mes dy Kuvendeve zgjedhore. Delegatët e Kuvendit zgjodhën Kryesinë e re dhe Kryetarin e saj në mandatin e ardhshëm katër vjeçar. Prezent ishin 27 delegat të cilët përfaqësonin të gjitha lokalitetet ku banonin shqiptarët në Plavë e Guci. Për ta përshendetur dhe përcjellur punën e Kuvëndit prezent ishin edhe përfaqësuesit e Degës së Malësisë z. Nikollë Camaj dhe ai i Rozhajës z. Haxhi Lajqi. Poashtu ftesës ju pergjigj edhe kryetari i UDSH Dega Plave-Guci z. Fadil Ulaj.  Kuvëndin e hapi ushtruesi i detyrës së kryetarit të Deges z. Ismet Gjonbalaj, dhe i përshendeti të gjithë të pranishmit. Pas  rreth 4 orëve  punë Dega e Plavë-Gucisë, zgjodhi kryesinë e re  prej 11 anëtarëve, ku 8 janë antarë të rinjë të cilët  nuk ishin më parë antarë të kryesisë së Degës, e prej të cilëve 6 intelektual të rinjë ndër ta edhe një vajzë. Në kryesinë e re janë :  Sadri Balidemaj, Shpresa Kukaj, Gani Kukaj, Zeqir Haxhaj, Faik Kukaj, Shaban Prëlvukaj, Ahmet Gjonbalaj, Ismet Gjonbalaj, Skender Qosaj, Arif Çelaj. Më në fund për Kryetar të Degës u zgjodh një intelektual nga radhët e të rinjëve z. Bujar Hasangjekaj, Magjistër i Ekonomisë me koncensus të plotë dhe pa asnjë votë kundër. Mbas zgjedhjes së këtyre organeve kuvëndin në bazë të propozimeve dhe diskutimeve miratoi edhe këto perfundime:

– LD në MZ Dega Plavë – Guci është kundër jetesimit të parkut nacional i cili vlersojmë se është në dëm të interesave të shqiptarëve të kësaj treve.

– LD në MZ Dega Plavë – Guci është kundër formimit të Komunës së Gucisë, duke vlerësuar se poashtu kjo iniciativë për formimin e një komunë të till është në dëm të shqiptarëve, qoftë në aspektin politik, ekonomik dhe kulturor.

– LD në MZ Dega Plavë – Guci do të bëj përpjekje që të jep kontributin e saj maksimal për jetësimin dhe realizimin e projekteve rrugore që lidhin vëndin tonë me shtetin amë dhe me Kosovën, gjegjësisht rrugën Guci – Shkodër, Plavë –Deçan dhe Plavë Bajram Curr.

– LD në MZ Dega Plavë – Guci do të angazhohet maksimalisht që plani hapsinor të hartohet në atë mënyr që të kontribon në mirqënjen ekonomike dhe në zhvillimin ekonomik të shqiptarëve në Plavë e Guci, plan i cili do të kontriboj në zvoglimin e migrimit dhe shperguljes së shqiptarëve nga këto troje, dhe do të jetë kundër mënyrës së hartimit të planeve hapsinore që janë në dëm të shqiptarëve

– LD në MZ Dega Plavë – Guci do vazhdoj ta përkrah me gjithë forcat e saja tubimin tradicional “ Alpet Shqiptare” i cili mbahet në Vuthaj, dhe do bëj perpjekjet e saja maksimale që ky tubim të jetë sa më madhështor.

– LD në MZ Dega Plavë – Guci do të thelloj bashkëpunimin e saj me shtetin Shqipëtar, Kosovën dhe dijasporën, qoftë në aspektin politik, ekonomik, kulturor etj.

– LD në MZ Dega Plavë – Guci dëno ashper ngjarjet e fundit ndaj shqiptareve në Guci, dhe kërkon nga organet kompetente shtetërore që të marrin masa ndaj veprimeve të tilla.

– LD në MZ Dega Plavë – Guci do të angazhovet dhe do jap kontributin e saj maksimal që sa më parë të organizohet Kuvendi i parties në nivelin qëndror.

Shërbimi informativ  i Kuvëndit (LDMZ)

Previous Post

Iniciativa qytetare Tuz – REAGIM

Next Post

DailyMail: 900 fëmije vuajnë ‘Gjakmarrjen’

Next Post

DailyMail: 900 fëmije vuajnë ‘Gjakmarrjen’

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org