Koalicioni Forca për Bashkim nuk do ta kushtëzojë mbështetjen e kandidatit presidencial të DPS-së, Filip Vujanovic, në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, ka deklaruar përfaqësuesi i këtij koalicioni Vasel Sinishtaj.
Sinishtaj për agjencinë MINA ka theksuar se koalicioni që ai përfaqëson nuk do të kushtëzojnë mbështetjen e Vujanovic me caktimin e datës të mbajtjes së referendumit për Komunë të Malësisë, mirëpo do të insistojë që ky vendim të sillet deri në zgjedhjet presidenciale dhe të jetë i bazuar në ligj.
I njëjti burim shkruan se Sinishtaj ka thënë se ai askurrë nuk kishte thënë se përkrahjen e kandidatit të DPS-së do ta kushtëzoj me caktimin e datës së referendumit konsultativ duke sqaruar se politika nuk ndërtohet mbi bazat e kushtëzimeve.
Ne vetëm kërkojmë të drejtat tona dhe ata të plotësojnë premtimet e veta, nuk kërkojmë që të na dhurohet diçka, ka theksuar Sinishtaj për të njëjtin burim, raporton Radio-Televizioni i Malit të Zi. /Malesia.Org/

