Kolë Lulgjuraj, këshilltari i SNP-së (PSP) në Kuvendin e Podgoricës, në një deklaratë për medie thekson mungesën e lapidarëve të personaliteteve të dalluara historike në Malësi por edhe iniciativa konkrete në këtë drejtim. Ai në këtë deklaratë njofton se ka nisur iniciativën e ngritjes së bustit të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut në oborrin e Shkollës Fillore në Triesh, që mban po të njëjtin emër.
Ngritja e permendoreve dhe vendosja e lapidarëve personaliteteve të dalluara historike në teritorin e Malësisë, është mungesë konstante, pasi që ato gjithënjë mungojnë në këto hapësira. Për fat të keq, mungojnë edhe inisiativat konkrete në këtë drejtim, në radhë të parë nga strukturat përfaqësuese, qoftë në pushtetin lokal apo nga ai në nivelin më të lartë. Aq më parë duke dijtur se të rralla janë institucionet publike të cilat mbajnë emrin e personaliteteve të tillë historik, por në këto treva kryesisht ekzistojnë emra dhe data lidhur me ngjarje dhe personalitete nga periudha e monizmit. Njëra ndër institucionet e rralla, ose më mirë të them e vetmja, që mbani emrin e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skenderbeu, është shkolla fillore në Triesh , e cila me krenari mban emrin e kryetrimit shqiptar në luftën kundër perandorisë otomane. Është për të ardhur keq që pikërisht kjo është ndër shkollat e vetme në Mal të Zi e cila mban emrin e një personaliteti por nuk është ndërtuar busti i tij në oborrin e shkollës. Aq më keq, kanë munguar gjithënjë inisiativat konkrete në këtë drejtim. Duke marur para sysh këto fakte, PSP, respektivisht këshilltari i saj në Kuvendin e Podgoricës, Kolë Lulgjuraj, ka inicuar pranë komisonit përkatës në Kryeqytet nismën për vendosjen e bustit të Gjergj Kastriotit Skenderbeut në oborrin e kësaj shkolle apop në hyrje të saj, pasi që është koha që pas afro pesëdhjetë viteve të plota që mban emrin e heroit tonë kombëtar të vendoset busti i tij në këtë institucion edukativo arsimor, si njëra nga shkollat më të vjetra në trevën e Malësisë dhe më gjerë.Në kontaktet që kam zhvilluar me përfaqësuesit e komisionit përkatës në Kryeqytet, kamë fituar premtimet për nevojën e ngritjes së këtij busti, pasi që emrin e Gjergj Kastriotit Skenderbeut, e mbajnë institucione dhe sheshe publike në qendra të mëdha , jo vetëm të banuara me shqiptar por edhe në vendet e rajonit dhe më gjerë. Do të ishte e domosdoshme që këtë inisiativë, ta mbështesin me votat dhe angazhimet e tyre edhe përfaqësuesit e strukturave tjera politike në , duke filluar nga KU e Tuzit dhe Kuvendin e Kryeqytetit, ngjashëm sikur përfaqësuesit e PSP të Malit të Zi, përfundon deklarata e Lulgjurajt. /Malesia.Org/
Kolë Lulgjuraj, funksionar i lartë i PSP të malit të Zi dhe këshilltar i kësaj partie në Kuvendin e Kryeqytetit (06.02.2013)

