Koalicioni Shqiptar të cilin në Parlamentin malazez e përfaqëson Fatmir Gjeka mund të kushtëzoj mbështetjen e kandidatit presidencial të DPS-it, Filip Vujanovic, me mbajtjen e referendumit për Komunën e Malësisë, shkruan gazeta Vijesti.
Koalicioni Shqiptar përbëhet nga Partia Demokratike e Fatmir Gjekës, Alternativa Shqiptare e Gjergj Camaj dhe Lidhja Demokratike e Mehmet Bardhit.
Ky koalicion, apo pjesë të tij, do të kërkojnë që referendumi për Komunë të Malësisë të zhvillohet krahas zgjedhjeve presidenciale, duke shtuar se në të kundërtën do të largohen nga koalicioni qeverisës, zbulon Vijesti nga njëri funksionar i lartë i këtij koalicioni të cilit nuk i jepet emri.
Si brenda koalicionit tjetër shqiptar Forcës për Bashkim, ashtu edhe në Koalicionin Shqiptar (PD-ASH-LDnëMZ) vërehet moskoordinim brenda subjekteve që përbëjnë këto dy koalicione që mund të rezultojë, si gjithmonë, në dëm të votuesve shqiptarë. /Malesia.Org/