Heqja e përmendores kushtuar lavdisë së dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit në Preshevën Heroike, nga ana e xhandamarisë sérbe, paraqet një akt shoven të politikes serbe.
Edhe sot mbas 800 vjetesh nga dyndjet barbare, Stepat e Rusisé duan të bëjnë ligjin né Trojet e Ilirisë. Klyshët e karadakut duan të përdhosin martirët e Kombit. Duan të përulin një popull i cili tash 3000 vjetë gjindet aty duke ruajtur identitetin dhe duke i shërbyer tokës Arbnore, duke ia ruajtur kufinjt, edhe pse ishte e pamundur qe të ruhen para dyndjes së hordhive sllave. Edhe kënga popullore thotë: “Pashé nga i pashé naj shtyné kufité” dhe na tkuren aq sa nuk kemi nga shkojmë më. Prandaj bijtë e Carit, na lejoni që në tokën tonë ti qajmë, ti respektojmë dhe ti kujtojmë bijtë tonë që janê sakrifikuar për të ruajtur indin shqiptar në trojet tona etnike. Shqiptarë nuk duan të pushtojnë tokat e huaja, por duan ti ruajnë dhe ti bashkojnë të vetat, dhe per kete nuk mund te trajtohen siç po i trajton serbia. Ne nuk jemi EKSPANSIONIST nëse, thjeshtè duam të gèzojmè tokat e tè parève.
Sakrificën e heronjve tonë as zoti nuk e mohon e jo më një popull fqinj e prijsat e tij, të cilët tashmë, me qindra vite, e kanë treguar një kulture primitive dhe një mostolerancë ndaj të tjerve, e në veçanti ndaj shqiptarëve. Është rasti I fundit që Evropa ta kuptojë dhe të marrë qendrim adekuat ndaj këtyre antieuropianëve të dëshmuar. Por dihet se kjo Europë e vjetër kurr s’ na fali gjë ( kujtojmè Konferencèn e Londèrs, Berlinit…) por nga fakti asnjè prej luftarëve shqiptar nuk përfundoi i dënuar në Hagë, ndersa Kriminelët serb po, fitohet bindja dhe shpresa se Evropa do të ndreqin gabimin ndaj shqiptarëve sepse ata nuk mund të lihen në mëshirën serbe. Në fund dua të përkrah qendrimin e Bardhit dhe Gjekes lidhur me këtë çështje, por pozicionimi që kanë marrë në raport me qeverinë e Malit të Zi dhe pozita e shqiptarëve në Mal të Zi, se di sa u jep hapësirë të kritikojnë të tjerët.
Albert Camaj