Federata e Paqes Universale organizoj takimin e saj prezantues për territorin e Malësisë.
Takimi u organizua në sallën e Kuvendit të Komunës urbane të Tuzit me 17.01.2012 me fillim në pra 16:00.
Fjalën përshëndetëse e pati Ali Laçe, anëtare i këshillit drejtues i Federatës së Paqes Universale në Shqipëri, i cili foli mbi misionin e paqes nder shqiptare.
Më pas të pranishmeve ju drejtua kryetarja e FPU në Tiranë zonja Zovolani dhe sekretari i përgjithshëm i FPU-së në Shqipëri, Sokol Rexhepi.
Takimi u udhëhoq nga dr. prof. Nail Draga, Vasel Sinishtaj, Ali Laçe dhe prezantuesja Esmeralda Raiceviq.
Fjalimet e takimit mund të dëgjoni më poshtë
.
Federata e Paqes Universale eshte një Organizatë me status të veçantë në Këshillin Ekonomik dhe Social të Kombeve të Bashkuara (OKB).
Federata e Paqes Universale është një aleancë globale e udhëheqësve të jetës politike, akademike, fetare, të shoqërisë civile, individëve dhe organizatave që i dedikohen ndërtimit të një bote të paqes në të cilën të gjithë mund të jetojnë në liri, harmoni, bashkëpunim dhe prosperitet të përbashkët. Federata e Paqes mbështet projekte edukimi që synojnë zhvillimin e karakterit, dashurinë e pastër, të forcojë martesën dhe familjen, parandalimin e SIDAs, zhvillimin e qëndrueshëm dhe arsimin, si edhe një program të gjerë me projekte shërbimi dhe ndihme. Përpjekjet për të krijuar një qeverisje të mirë përfshijnë mbështetjen e krijimit të një Këshilli ndër-religjioz pranë OKB-së dhe një seri samitesh botërore me këtë tematikë.
Don Nosh Gjolaj
Hoxhë, Beqir Gjokaj
Liko Mani Çunmulaj
Nikollë Luca Gjonaj
Kadri Beqiri Hakaj
Mark Dushaj (profesor)
Dem Smajli Frluçkaj
Gjekë Gjoku Ulaj
Shaban Elezi Dreshaj
Nikollë Doka Berishaj
Lukë Gjokaj (mjek)
Maria Ivezaj – Junçaj (profesoresh)
Gjekë Gjonlekaj
Sandra Bojaj (drejtoresh e TV Boin)
Titullin “Ambasador për Paqe” e marrin ata individë, jeta e të cilëve reflekton dukshëm idealin e të jetuarit për hir te të tjerëve dhe që i përkushtohen me punën e tyre promovimit të vlerave morale universale, krijimit të një familjeje të fortë, bashkëpunimit ndërfetar, harmonisë në marrëdhëniet ndërkombëtare, rinovimit të kulturës politike deri në nivelet më të larta kombëtare, rajonale dhe globale, për një masmedia të përgjegjshme dhe vendosjen e një kulture globale të Paqes. Duke kapërcyer barrierat racore, kombëtare dhe fetare, Ambasadorët për Paqen japin kontributin e tyre në krijimin e asaj që për njerëzimin ka qenë dhe mbetet shpresa e të gjitha kohërave.