• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E premte, 27 Qershor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Etnike/Rajoni/Bota

Berisha paralajmëron Beogradin: Kujdes me Luginën

6 Janar, 2013
in Etnike/Rajoni/Bota, Të Zgjedhura
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Sali Berisha ka folur mbrëmjen e së shtunës për situatën në Luginën e Preshevës, e tensionuar për shkak të paralajmërimeve të qeverisë serbe për të hequr monumentin e UÇPMB-së. 

Përmes një deklarate për shtyp, Berisha ka vlerësuar se ky veprim i paralajmëruar i Beogradit rrit tensionet mes serbëve dhe pakicës shqiptare, që jeton në trojet e saj etnike.

“Tensionet në Luginën e Preshevës po rriten nga kërcënimi i qeverisë serbe. Kërcënimi për heqjen e monumentit të Martirëve të Lirisë është dëshmi e albanofobisë”, ka deklaruar Berisha.

Kreu i qeverisë shqiptare është shprehur se, martirët e lirisë ranë në trojet etnike në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve të Preshevës.

“Me luftën dhe sakrificën e tyre sublime, ata iu imponuan regjimit të Millosheviçit”, ka thënë Berisha.

Duke theksuar se, në çdo vend të lirë janë vendorët ata që vendosin për monumentet historike, kryeministri i ka bërë thirrje lidershipit politik serb që të heqë dorë nga provokimet.

“Mungesa e respektimit deri në alergji i të rënëve të kombit shqiptar është një provokim ndaj mbarë shqiptarëve. Qeveria shqiptare i bën thirrje Beogradit të heqë dorë nga praktikat albanofobe dhe të respektojë pakicën shqiptare që jeton në trojet e veta etnike në Serbi”, ka pohuar Berisha, i cili u ka drejtuar një apel edhe shqiptarëve.

“Ftoj shqiptarët e Preshevës që të mos provokohen nga ata që kanë si qëllim spastrimin etnik. Vandalët mund të rrënojnë një përmendore të luftëtarëve, por të rënët tanë nuk vdesin kurrë”, ka shtuar kryeministri shqiptar.

Kërcënimet nga krerët e shtetit në Serbi për heqjen me dhunë të lapidarit të dëshmorëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare për Preshevën, Medvegjën e Bujanocit kanë tensionuar situatën në këtë zonë ku jetojnë shqiptarët në Serbi.

Në fund të dhjetorit kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç deklaroi se nuk do të marrë pjesë në takimin e radhës me homologun Hashim Thaçi, nëse autoritetet në Preshevë nuk heqin përmendoren në fjalë. /Top Channel/

Previous Post

LDnëMZ, UDSH dhe Forca: Jo referendumit për komunë të Gucisë

Next Post

Kosova nuk lejon hyrjen e presidentit serb në Kosovë

Next Post

Kosova nuk lejon hyrjen e presidentit serb në Kosovë

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org