• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E premte, 27 Qershor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

Sinishtaj: Nëse Djukanovic mashtron, do të braktisi qeverinë

23 Dhjetor, 2012
in Lajme, Të Zgjedhura
Share on FacebookShare on Twitter

foto: VijestiFunksionari i koalicionit “Forca për Bashkim” dhe kryetari i Iniciaties Qytetare – Tuz, Vasel Sinishtaj tha se do të largohet nga koalicioni qeverisës nëse kryeministri Djukanovic nuk i respekton marrëveshjet e arritura me partitë e pakicave për formimin e shumicës qeveritare, shkruan gazeta Vijesti.

Sinishtaj në seancën e kaluar të Komunës urbane të Tuzit tha se nga Djukanovic para së gjithash pritet përmbushja e premtimit për formimin e Komunës së plotë të Tuzit.

“Unë besoj se kryeministri duhet të bëjë gjithçka është e duhur për të respektuar atë që vetë ai ka nënshkruar. Nëse kjo nuk do të respektohet, mendoj se kjo do të jetë hera e fundit që ne kemi nënshkruar një marrëveshje me të. Pjesëmarrjen time në qeveri e lidhi për një periudhë të caktuar kohore, dhe në rast se për këtë kohë nuk plotësohet kërkesat tona, unë publikisht ju them se nuk do të jam më pjesë e qeverisë- tha Sinishtaj i cili mbas 2 vjet do duhet të kthehet në vendin e deputetit, që do të zëvendësoj partnerin e koalicionit, Genci Nimanbegun.

Temë debatesh ishte edhe buxheti i KU Tuz dhe referendumi konsultativ për formimin e Komunës me kompetenca të plota.
Sinishtaj kritikoi letrën e kryetarit të komunës së Podgoricës Miomir Mugosa drejtuar kryetarit të KU Tuz Fran Lulgjuraj, në të cilën vihet në pyetje data e mbajtjes së referendumit. Mugosa në këtë letër, siç shkruan Vijesti, kishte shprehur mospëlqim që referendumi të mbahet në pranverë të vitit 2013, njëkohësisht me zgjedhjet presidenciale, ashtu siç ishte planifikuar më herët.

Tjetër debat e ashpër ishte ajo rreth buxhetit për KU Tuz. Sinishtaj tha se për vitin 2012 kryeqytetit (Podgoricës) buxheti ju shkurtua për 14% kurse për KU Tuz 41% gjë që bie në sy si shpëlarje parash. Një debat të tensionuar pati edhe kolegu partiak i Sinishtajt, Smajl – Maliq Çunmulaj me këshilltarin e DPS-it Naser Kerkanovic. Përplasja verbale në mes të Çunmulajt dhe Krkanovic për pak kaloi në një përplasje fizike të cilën e parandaluan kolegët e tyre, shkruan Vijesti.
Krkanovic para disa muajve u përball fizikisht me një këshilltarë tjetër nga radhët e SNP-së, Zeljko Milic. /Malesia.Org/

Previous Post

Adrian Lulgjuraj dhe Bledar Seiko fitojnë Festivalin në RTSH (video)

Next Post

Mesazhe Urimi me rastin e Krishtlindjes

Next Post

Mesazhe Urimi me rastin e Krishtlindjes

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org