Kryesia e Lidhjes së Historianëve të Kosovës “ALI HADRI” me rastin e festes së flamurit dhe 100 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë i ndau Mirënjohje Këshillit Nacional të Shqiptareve, për kontributin e dhëne në bashkimin dhe unifikimin e shqiptareve që jetojnë në Malin e Zi.
Ceremonia e ndarjes së Mirënjohjes për KNSH-në u bë me rastin e kremtimit të Ditës së Flamurit, në Rozhajë me 16.11.2012 nga anëtari i LHK-së,historiani Mr.Shkodran Imeraj i cili përshëndeti Manifestimin e Ditës së Flamurit dhe uroj KNSH-në për punën e vet në afirmimin e identitetit të shqiptarëve në Malin e Zi dhe unifikimin e shqiptarëve në
këto troje.
“Kjo është edhe arsyeja që duke përcjelle punën Tuaj, Lidhja e Historianëve të Kosovës”ALI HADRI” i ndanë ketë Mirënjohje Këshillit Nacional të Shqiptareëve në Malin e Zi”, theksoj historiani Shkodran Imeraj.
Kryetari i KNSH-së, Tahir Tahiri në fjalën e tij falënderoj përzemërsisht Lidhjen e Historianëve të Kosovës për këtë Mirënjohje e cila siç theksoj Kryetari Tahiri na obligon që në të ardhmen, edhe më shumë të angazhohemi të punojmë në drejtim të avancimit të të drejtave të shqiptarëve në Malin e Zi në të gjitha sferat me interes për ta si popull autokton në trojet e veta shekullore në Malin e Zi. /Malesia.Org/