• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E martë, 1 Korrik, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Etnike/Rajoni/Bota

INSTAT publikon të dhënat përfundimtare të censusit, në Shqipëri 2. 82 milionë banorë

13 Dhjetor, 2012
in Etnike/Rajoni/Bota, Të Zgjedhura
Share on FacebookShare on Twitter

INSTAT ka publikuar sot të dhënat përfundimtare të censusit në Shqipëri. Drejtoresha e këtij institucioni Ines Nurja ka deklaruar se në bazë të censusit në Shqipëri janë 2. 82 milionë banorë, nga të cilët 83.2% janë deklaruar shqiptarë, ndërsa 14.07% nuk janë deklaruar mbi kombësinë. 0,87% është numri atyre që e kanë deklaruar kombësinë si grekë, ndërsa 0,20% janë deklaruar me kombësi maqedonase dhe 0.30% romë.

Po kështu 56.87% janë deklaruar myslimanë, 10.3% katolikë, 6.75% ortodoksë, 2.90% bektashinj, evangjelistë 0.11% kurse ateist 2.52%.

Rezultatet e censusit, që lidhen me kombësinë, pritet të prodhojnë debate të forta, veçanërisht nga shoqatat e minoritetit grek, të cilat janë shprehur kundër censusit dhe kanë ndërmarrë një regjistrim të tyrin të  minoritarëve në jug të vendit.

Një tjetër shifër që bie në sy është ajo e komuniteteve fetare, më saktë atij të krishterë, ku për herë të parë zyrtarisht bashkësia katolike sipas shifrave të censusit është më e madhe se ajo ortodokse.

14 % e të intervistuarve nuk kanë preferuar të deklarohen mbi kombësinë, megjithatë 99% e të pyeturve deklarojnë gjuhën shqipe si gjuhë amtare.

Ndërkohë që numri i popullsisë nga censusi i vitit 2001 ishte 3,069,275. Vihet re se numri i popullsisë në vitin 2011 është zvogëluar me 7.7% gjatë këtyre dhjetë vjetëve. Supozohet që shkaqet kryesore të zvogëlimit të popullsisë janë emigrimi në shkallë të gjerë dhe rënia e lindshmërisë. /Malesia.Org/

Kombësia

Shqiptare 83.2%

Greke 0,87%

Rome 0,30%

Maqedonase 0,20%

Egjiptiane 0,12%

Malazeze 0,01%

Të tjerë 0,1%

Nuk u përgjigjën 14,07%

Feja

Islame 56,87%

Katolikë 10,30%

Ortodoksë 6,75%

Bektashjanë 2,90%

Evangjelistë 0,11%

Kristianë (të tjerë) 0,1%

Ateistë 2,52%

Besimtarë të pakarakterizuar 5,53%

Besime të ndryshme 00,2%

Nuk u përgjigjën 13,89 %

 

 

Previous Post

Lidhja e Historianëve të Kosovës ndan mirënjohje për KNSH-në

Next Post

Hasan Cako Gjokaj fitues i Çmimit të Komunës Urbane të Tuzit

Next Post

Hasan Cako Gjokaj fitues i Çmimit të Komunës Urbane të Tuzit

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org