Metropoliti i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Amfollihije Radovic ka ka bërë deklarime provokative gjatë një vizite në Shqipëri.
Siç njofton Top Channel, ai dje ka qenë në zonën e Vrakës në Malësi të Madhe dhe në fshatin Bardhaj për të nderuar ushtarët serb të vrarë në vitet 1912-1914, gjatë luftërave ballkanike dhe pushtimit malazez të Shkodrës, të cilët humbet jetën duke luftuar, siç deklaroi ai, “për çlirimin e Shqipërisë”.
”Ne jemi pelegrinë dhe kemi ardhur të vizitojmë vendet e shenjta që datojnë që nga kohërat e Apostujve të Krishtit. Kemi ardhur për të vizituar varrezat e ushtareve serbë të rënë gjatë Luftës Ballkanike, të cilët luftuan kundër pushtuesit osman. Këta ushtarë, së bashku
me të tjerë, kanë sakrifikuar vetën për çlirimin e Shqipërisë. Këtu në Bardhaj kanë rënë mëse 10 mijë ushtarë serbë. Unë do të doja të thoja edhe diçka tjetër, se ata kane rënë në kohën kur Shqipëria shpalli pavarësinë, në atë moment vendimtar historik për lirinë e vendit”, deklaroi Amfilohije Radovic.
Metropoliti i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, njihet si kundërshtari i shqiptarëve dhe pavarësisë së Kosovës.
Prifti serb e ka kthyer në një traditë pelegrinazhin në Shqipëri tek varrezat e ushtarëve serbë. /Malesia.Org/

