Nga vendi ku 100 vjet më parë Ismail Qemali drejtoi mbledhjen e parë të Qeverisë shqiptare pas shpalljes së pavarësisë, Kryeministri Sali Berisha shpalli nje iniciative surprize, si pjese te platformes se tij “te bashkuar me njeri-tjetrin, te bashkuar me Europen”.
Nga Shtepia Muze e Pavaresise ne Vlore, ku u zhvillua mbledhja e Qeverise, Kryeministri Berisha paralajmeroi hartimin e nje projektligji qe u jep shtetesine shqiptare, ne menyrete pakushtezuar, cdo bashkekombasi, pavaresisht vendit ku ai jeton. Duke vene ne dukje faktet e hidhura historike te copetimit te shqiptareve ne 5 shtete, Kryeministri Berisha vleresoi se ligji per marrjen e shtetesise per çdo shqiptar qe e deshiron ate eshte nje nga nismat e bashkimit te kombit.
“Dorezim me perparesi ne parlament i ligjit qe percakton njohjen pa kushte te shtetesise shqiptare te cdo shqiptari qe aplikon per te kudo qe ndodhet. Ky eshte mesazhi i 100-vjetorit. Po rikthehet nje e drejte qe u eshte mohuar 100 vjet. Pra, kombi eshte nje dhe cdo shqiptar kudo ku jeton meriton shetesine shqiptare”, tha Berisha. /Top Channel/