• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E mërkurë, 2 Korrik, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Etnike/Rajoni/Bota

Krijohet Kuvendi Kombëtar i Njësive Vendore Shqiptare

27 Nëntor, 2012
in Etnike/Rajoni/Bota, Të Zgjedhura
Share on FacebookShare on Twitter

Krahas ngritjes se flamurit ne Tirane, nga dje, 26 nentori do te kujtohet edhe si dita e vendimit per krijimin e Kuvendit Kombetar te Njesive Vendore Shqiptare.

Krijimi i kuvendit u formalizua me miratimin e të zgjedhurve vendorë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi e Presheva.

“Uroj që kjo datë e rëndësishme për qytetin e Tiranës, të kthehet në një datë për t’u mbajtur mend edhe për qytetarët që ne përfaqësojmë sot rreth kësaj tavoline, duke i dhënë sot aprovimin formal një prej iniciativave që kemi diskutuar së bashku këtu në Tiranë por edhe në Prishtinë, në Tetovë, në Preshevë, në Ulqin dhe kudo tjetër, në Gjakovë, atë të themelimit të Kuvendit Kombëtar të Njësive Vendore Shqiptare”, deklaroi kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha.

Gjithashtu, kreu i Bashkisë së Tiranës sqaroi më tej lidhur me qëllimin e këtij kuvendi.
“Një kuvend i përhershëm, i organizuar sipas përvojave më të mira ndërkombëtare, evropiane e që do të shërbejë për të çuar sa më përpara, praktikat më të mira të mirëqeverisjes lokale dhe njehsimin kombëtar, pavarësisht se ku jetojnë qytetarët tanë, caktimin e një sekretariati për të ndjekur aktualizimin e kësaj iniciative dhe nisjen pa vonesë të një kalendari, i cili do të na afrojë më shumë me njëri – tjetrin, do të bëjë të mësojmë më shumë nga përvojat e njëri – tjetrit, të ndihmojmë për të zgjidhur probleme të përbashkëta apo të përveçme, që gjithsecili prej nesh ka dhe me të cilat ballafaqohet, siç ballafaqohen qytetet dhe qytetarët tanë dhe të çojmë përpara nëpërmjet kësaj ndjesie të ribashkimit kombëtar, aspiratën e qytetarëve tanë për identitet evropian dhe për bashkim në Bashkimin Evropian” theksoi kryebashkiaku Basha.

Në këtë ceremoni morën pjesë kryetari i Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa, kryetar i Komunës së Tetovës, Sadi Bexheti,  kryetari i Komunës së Gostivarit, Rufi Osmani, kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko, kryetari i Prizrenit, kryetari i Gjilanit Qemajl Mustafa, kryetari i komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati, kryetari i komunës së Ulqinit, Nazif Cungu, kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa. /INA/ / Bota Sot/

Previous Post

Në Tuz u promovua libri “Flamuri në Deçiq 1911” i Palok Traboinit (foto)

Next Post

Kuq e Zi edhe Gjimnazi i Tuzit (video)

Next Post

Kuq e Zi edhe Gjimnazi i Tuzit (video)

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org