• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E martë, 1 Korrik, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Etnike/Rajoni/Bota

Mbërrijnë në atdhe eshtrat e Zogut

17 Nëntor, 2012
in Etnike/Rajoni/Bota, Të Zgjedhura
Share on FacebookShare on Twitter

Kanë mbërritur në atdhe eshtrat e Ahmet Zogut që u pritën në Rinas nga përfaqësues të familjes mbretërore dhe anëtarë të kabinetit qeveritar. 

Mbreti Zog, i cili ndërroi jetë në vitin 1961 në moshën 65-vjeçare në Francë, do të rivarroset në atdhe pas një vendimi të qeverisë në kuadër të përvjetorit të njëqindtë të Pavarësisë.

Me mbërritjen e eshtrave në atdhe u hapet drita jeshile ceremonive përkatëse që do të mbahen për rastin në fjalë e që do të kulmojnë ditën e shtunë më 17 nëntor me ceremoninë e përkujtimore në Pallatin e Brigadave për të mbërritur tek rivarrosja në Mauzoleun e Familjes Mbretërore.

Rivarrosja e mbretit Zog me një ceremoni zyrtare ka qenë në qendër të debateve jo vetëm mes politikanëve por edhe historianëve. Disa prej këtyre të fundit shprehën skeptikë në lidhje me rolin e mbretit Zog në histori-bërjen e kombit tonë, ndërsa të tjerë e vlerësojnë si themeluesin e shtetit modern shqiptar.

Ahmet Zogu lindi në 8 tetor të vitit 1895. Ngjitja e tij në krye të shtetit shqiptar ka qenë graduale. Ai mbajti dy herë postin e kryeministrit fillimisht nga 26 dhjetori i vitit 1922 deri në 25 shkurt të 1924 dhe për periudhën e shkurtër nga 6 janari deri në 31 janar të 1925. Pas 31 janarit, me vendosjen e republikës, vec postit të kryeministrit, Zogu mbante edhe atë të presidentit.

Në vitin 1928 Zogu shpalli veten mbret dhe qendroi në pushtet deri në 7 prillin e 1939-ës, kur u largua nga Shqipëria pas pushtimit italian. Në vitet e Luftës së Dytë Botërore jetoi në Angli me shpresën e rikthimit në pushtet pas clirimit.

Monarkia u shfuqizua në vitin 1946 me ardhjen në pushtet të komunistëve. Megjithatë, Zogu vazhdonte të pretendonte fronin mbretëror dhe me vdekjen e tij në vitin 1961, mbret i shqiptarëve u shpall Leka Zogu I. /Top Channel/

Previous Post

Adelina lanson këngën e 100-vjetorit – “SKËNDERBE” (video)

Next Post

Kush kishte ma shumë vlerë per lirinë e atdheut, “Besë-Lidhja e Malësisë…” apo “Lufta Nac.-Çl.”?

Next Post

Kush kishte ma shumë vlerë per lirinë e atdheut, "Besë-Lidhja e Malësisë..." apo "Lufta Nac.-Çl."?

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org