• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E martë, 12 Gusht, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Opinione/Editoriale

Malësia e Madhe “Nderi i Kombit”

3 Nëntor, 2012
in Opinione/Editoriale
Share on FacebookShare on Twitter

Ky është lajmi më i mirë per treven historike të  shqiptarisë , lajmë të cilin Malesia e ka “pritur” prej 100 vitesh , pra prej aq  sa  ka moshen edhe shteti i pavarur shqiptarë ,në themelet e të cilit ka jo guret ,por shkembinjet më të medhenjë mbi të cilet mbeshtetet vetë ndertesa e shtetit sovran shqiptarë…

Nga  NDUE  BACAJ

Të pakten prej rreth 20 vitesh Malesia e Madhe është në pritje të lajmit të mirë per tju dhënë titulli honorifik “NDERI I KOMBIT”, nderë të cilin e ka fituar me gjak ,djersë ,mundime e sakrifica të panumerta shumëshekullore me luften e saj per liri , identitet e flamur.. Kerkesat e Malesoreve gjatë ketyre mbi 20 viteve demokraci kanë qenë të vazhdueshme nga intelektual ,studiues ,publicist , gazetar (e rrallë pushtetar,ku veçohet per kontributin e tij zoti Sytki Ndrecaj, N/Prefekti i Malesisë), të cilet me mendjen dhe penden e tyre kanë revokuar historinë madheshtore të shqiptarisë së Malesisë Madhe Etnike .Kerkesa e fundit e muajit tetor (2012) që ju drejtua presidentit Bujar Nishani , beri të mundur që të vihet  në qender të vemendjes treva  disi të harruar Malesia e Madhe ,per tju dhënë haku në ketë 100 vjetorë të pavaresisë së Shqiperisë.. Inisiatoret e kesaj kerkese janë një grup intelektualesh , studiuesish ,publicistesh , gazetaresh , njerzë të artit e kultures  të mbeshtetur nga biznesmeni  Dedë Smakaj…Disa nga firmat prestigjoze të kesaj kerkese janë: Sytki  Ndrecaj –N/Prefekti i Malesisë Madhe , Rrok Gjelaj –kantautor i njohur ,Dedë Smakaj –biznesmen ,

Ndue Bacaj

Rifat Imeri –Gazetarë ,Ndue  Bacaj –Publicist, Mimoza Rexhvelaj –poete  e tjer…Firmetarë të rendesishem të kesaj kerkese janë  edhe intelektualë që jetojnë në trojet e Malesise së mbetur jashtë kufirit politik të Shqiperisë, si doktor Lukë Gjoka , Nikollë Camaj dhe krijuesi i muzeut etnografik të Malesisë zoti Shtjefen Ivezaj e tjer..Gjithashtu inisiator të ketij evenimenti janë edhe disa intelektual me banim në Shtetet e Bashkuara të Amerikes me në krye  profesor Lulash Palushaj-n….Tashma nga burime të ndryshme  “kofidenciale” mesojmë se presidenti i Shqiperisë zoti Bujar Nishani ka venë firmen mbi dekoraten me titullin më të lartë per treven e Malesisë Madhe “NDERI I KOMBIT”…(Vlen të kujtohet se ky titull edhe para rreth një viti “xhironte”  në ambientet e presidences  të ish presidentit  Bamir Topi , i cili deshtoi në ketë mision , pasi kerkoi ta perdorte politikisht…).

Cermonia e dorzimit të titullit “Nderi i Kombit” pritet të bëhet  pak ditë para 28 nentorit. Nenprefekti i  Malesisë së Madhe zoti  Sytki Ndrecaj ,(si zyrtari më i lartë i kesaj treves) do të ketë fatin të marrë në dorzim  nga presidenti i republikes ketë dekoratë me titullin më të lartë ….

Me këtë rast menduam  të japim një “Curriculum” të shkurter të “Nderit të Kombit” :

A.Histori qytetrimi…

Trojet e Malesisë Madhe janë banuar prej mijera vitesh nga fisi Ilir i Labeateve ,dhe (pjeserisht) nga ai i Diokleateve . Në keto troje rrezatuan qytetrime ilire me te cilat ndonse sot janë rrenoja krenohemi , si ; Meduni (kryeqyteti rezervë i Ilirisë) , Dioklea ,qender e rendisishme administrative e urbane ,Qyteza apo Kalaja e Marshenjit , Qyteza e Hotit , Qyteza -Ipeshkevi e Ballezes  , Vranina , Fortesa Klementiana ??, Qyteza e Dinoshes e tjer..

B. Një vemendje historike në rrugetimet heroike të Malesisë Madhe per liri , identitet e flamur …

Ketë “vemendje” historike me ketë rast menduam ta kalojmë si në revistë dhe ta fillojmë disi “vonë”…Konkretisht me dinastinë famemadhe shqiptare të BALSHAJVE ,e cili formoi trajtat e një shteti etnik shqiptarë në gjysmen e dyte te shekullit XIV dhe fillimet e atij të XV. Kjo dinasti sipas studiuesve kompetent ,dhe dokumenteve të Vatikanit ishte me origjine nga Ballaza e Rrjollit. Kjo dinasti dallohet edhe në luften heroike nderballkanike  kunderosmane të vitit 1389 ,por edhe në luften kunder pushtuesit venedikas..Balshajt dhe qendra e tyre Balleza qenë te rendesishme edhe per periullen e lavdishme të Gjergj Kastriotit –Skenderbe ,të cilen e kishte vizituar vete prijesi i legjendar shqiptare ne vitin 1448..

Në vitet e lavdishme të Gjergj Kastriotit 1443-1468 ,por edhe ne vitet 1468-1479 ,kur luftohej me emrin e tij ne mbrojtje te Arberise dhe vetë Europes se kohes nga invazionet turko-osmane ,Malësia e Madhe kishte të angazhuar qindra luftetarë kembësorë dhe kalores ,si dhe oficer e kapedanë trima.

Edhe mbas pushtimit osman Malesia e Madhe ishte votra prush-pashuar e lirisë ,identitetit e flamurit të Gjergj Kastriotit.. Ishte kjo qendresë e ky heroizem që zgjoi interesin e Europes së kohes e cila lidhi aleanca , zhvilloi kuvende dhe beteja të perbashketa luftarake me trimat  Malesorë-shqiptarë. Kujtojmë (per ilustrim) Kuvendin e Kuçit 1614 dhe betejat kunderosmane të malesoreve së bashku  me perandorinë Austro-hungareze gjatë gjysmes dytë të shekullit XVII dhe asaj të shekullit XVIII , ku viti 1689 ështe simboli i ketyre bashkepunimeve  heroike në mbrojtje të lirise e identitetit tonë Europerendimorë… Gjysma e dytë e  shekullit XVIII do të shenonte një eveniment të rendesishem të trojeve tona ,pasi pinjolli famemadh i Bushatelinjeve ,Karamahmud Pash Bushatliu i mbeshtetuer fort nga trimat Malesorë me 2 prill 1786 do të themelonte “Konfederaten Ilirike” të njohur nderkombetarisht  ,me kufije Etnik të Shqiperisë së Mesme , të Veriut e më gjerë . Kjo konfederatë fitoi trajtat e një shteti autonom ,edhe pse në  kundershtim e luftë me perandorin pushtuese Osmane.. Lidhja e Prizrenit (1878-881) ,do të kishte në frontin e saj të parë prijesit Malesorët me në krye prijesit e tyre Dedë Gjon Lulin , Smajl Martinin , Baca Kurtin , Çun  Mulen , Dodë  Preçin , Vat Marashin , Ujk  Gilen , Zyber Bajraktarin  etjer..

Lufrat per mbrojtjen e trojeve shqiptare të  Plaves ,Gucisë , Triepshit, Grudes , Hotit , Ulqinit e më gjerë nga  vendimet famëkeqia të kongresit të Berlinit (1878) janë një epope në vehte  e gjakut dhe sakrificave të malesoreve të udhëhequra nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit.. Por Epopeja lavdi-plote ,ose kurora e luftrave dhe perpjekjeve shekullore per liri ,autonomi e flamure  ështe  kryengritja kunderosmane e vitit 1911 ,e cila per herë të parë me 6  prill (1911) valviti të lirë në driten e diellit Flamurin kombetarë të Gjergj Kastriotit  në majen e Deçiqit..Ndersa  në pllajen e mrekullueshme të Greçes së Kelmendit (23 qershor 1911) u formulua memorandumi i autonomisë substanciale ,memorandum  i cili kishte edhe mendjen e zemren e korifenjeve të atdhetarisë Luigj  Gurakuqi e Ismail Qemali (protagonist të shpalljes së pavaresise nga  Vlora me 28 nentor 1912)..Por Malesia nuk ndalet ketu ,ajo ishte një faktorë i rendesishem ne luftrat mbrojtese nga shovenet fqinjë e më gjerë 1913 -1920 (veçanarisht Lufta e Koplikut 1920) ,si dhe lufta antifashiste (1939-1944). Por Malesia e Madhe ishte e para në Europë ,ajo  që kundershtoi me armë instalimin e shtetit komunist…Kujtojmë kryengritjen e parë antikomuniste të vitit 1945 ,por edhe rezistencen gjate 46 viteve  diktaturë bolshevike. Malesia e Madhe ishte edhe ndër të parat treva të Shqiperisë që perkrahu e “luftoi” me votë në vitin 1991 e vazhdim per fitoren e demokracise mbi komunizmin dhe  trashigimin e tij…

Malesia si “shperblim” deri tani ka pas marrë nga Europa (Plakë) ndarjen pergjysem ,ndersa nga shteti shqiptarë indiferencen…

Titulli “Nderi i Kombit”  per Malesinë , shpresojmë se do ti paraprijnë edhe vlersimit të korifenjeve të saj të shqiptarisë  Dedë Gjon Lulit me shokët e tij të atdhetarisë…

Malesi e Madhe 02 nentor 2012

Previous Post

John Belushi dhe disa kujtime tё familjes sё tij

Next Post

SHBA: 74 të vdekur nga uragani Sandy (video)

Next Post

SHBA: 74 të vdekur nga uragani Sandy (video)

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org