Me rastin e 100-vjetorit të krijimit të Shtetit Shqiptar, në qytetin e Durrësit ka arritur nga Kosova flamuri ynë Kombëtar, më i madhi që është përdorur ndonjëherë në të gjitha trojet shqiptare.
Është ky flamuri që ka një sipërfaqe prej 150 metrash katror, ndërkaq destinacioni i tij nuk është qyteti i Durrësit, por ai i Vlorës ku do të valvitet në kremten e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Sipas portalit Albeu.com, ky është flamuri më i madh kombëtar pas flamurit që ishte ekspozuar në ndeshjen e kombëtares shqiptare në futboll kunder Ukrainës në vitin 2005.