• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E mërkurë, 2 Korrik, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

Nimanbegu pritet nga ministri i jashtëm i Kosovës Hoxhaj

19 Tetor, 2012
in Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur Genci Nimanbegun, Deputet i Koalicionit “Forca për Bashkim” në Parlamentin e Malit të Zi.

Ministri Hoxhaj e ka informuar z. Nimanbegun për progresin dhe perspektivat e zhvillimeve në shtetin e Kosovës.

Hoxhaj theksoi fuqizimin e vazhdueshëm të subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës dhe avancimin e marrëdhënieve miqësore me të gjitha shtetet demokratike të rajonit.

Në këtë kontekst, Hoxhaj vlerësoi bashkëpunimin shumë të mirë me Republikën e Malit të Zi, duke vlerësuar në këtë aspekt rolin dhe kontributin e shqiptarëve dhe përfaqësuesve të tyre politikë në Mal të Zi.

Hoxhaj ka shprehur mbështetjen e gjithanshme të Republikës së Kosovës për shqiptarët në Mal të Zi, duke thënë se shqiptarët e Malit të Zi përbëjnë një hallkë shumë të rëndësishme në raportet e shkëlqyera ndërmjet dy shteteve.

Në anën tjetër, Genci Nimanbegu, Deputet shqiptar në Parlamentin e Malit të Zi ka vlerësuar rolin e Republikës së Kosovës që përmes marrëdhënieve miqësore me Malin e Zi të ndikojë në avancimin e vazhdueshëm të pozitës së shqiptarëve në këtë shtet.

Nimanbegu ka theksuar edhe rëndësinë e përmirësimit të infrastrukturës rrugore që lidh dy vendet, sidomos përmes rrugës që lidh Plavën e Gucinë me Deçanin, e cila do të shkurtojë komunikimin ndërmjet dy shteteve dhe qytetarëve.

Ai ka veçuar rëndësinë e fuqizimit të mëtejshëm të raporteve ndërmjet dy shteteve, si dhe të komunikimit ndërmjet përfaqësuesve të shqiptarëve të Malit të Zi dhe përfaqësuesve të Republikës e Kosovës. /Express/

Previous Post

Fondi Humanitar “Malësia” shembull dhe promotor i bëmirësisë

Next Post

Partitë e pakicave presin numër te madh të vendeve në pushtet

Next Post

Partitë e pakicave presin numër te madh të vendeve në pushtet

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org