• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E premte, 27 Qershor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

Në Malësi DPS-it i ngushtohet hapësira – nga Anton Lulgjuraj

5 Tetor, 2012
in Lajme, Të Zgjedhura
Share on FacebookShare on Twitter

Para disa ditësh në Tuz, në qendër të Malësisë, u bë promovimi i DPS-it, në të cilin personalisht Millo Gjukanoviqi tentoi ta shfrytëzojë autoritetin e vet, që edhe një herë të manipulojë me qytetarët e Malësisë. Vetë fakti se nuk kanë mundur të mbushin një sallë të vogël në Tuz, është përgjigje më e mirë se DPS-i dhe kryetari i saj në Malësi i takojnë të kaluarës. Është dashur ta kenë të qartë DPS-i dhe zoti Gjukanoviq se politika e mashtrimeve në Malësi nuk mund të qëndrojë kohë të gjatë. Shqiptarët janë popull i ndershëm, i cili gjithherë ka ditur të vlerësojë miqtë dhe armiqtë. Dhe jo vetëm DPS-i dhe kryetari i tij, por edhe të gjithë të tjerët, qofshin me emër edhe parti shqiptare, nëse do të punojnë në dëm të shqiptarëve në Mal të Zi, do të fitojnë të njëjtën përgjigje.

Ai, mes tjerash, përmend edhe referendumin konsultues! Referendumi, si institut i të drejtës ndërkombëtare publike, definohet qartë se si mund të shfrytëzohet. Por, në asnjë moment, kur shkelen të drejtat kolektive të popujve autokton, të mbrojtura me konventat ndërkombëtare për popujt autokton dhe fisnor.

Zotëri Gjukanoviq, hiqni dorë nga demagogjia! Malësia e ka shpallur komunën në vitin 2006. Pse do ta përsëriste të njëjtën gjë sot!? Këto janë premtimet e “plotësuara” të DPS-it në Malësi: 1) Keni premtuar komunën në vitin 1997, 2000, 2004, 2006, 2009, 2012 dhe ky premtim askurrë nuk është realizuar; 2) Keni premtuar se do të ndërtohen rrugë të reja në Malësi. Jo që nuk janë ndërtuar, por më shumë se 90% të rrugëve janë dëmtuar rëndë për shkak të mos mirëmbajtjes, kurse disa prej tyre nuk janë asfaltuar fare; 3) Keni premtuar ujësjellës në rajonet malore, premtim i cili tani është harruar plotësisht; 4) U keni premtuar nxënësve që mësojnë në gjuhën shqipe se do të përkthehen tekstet shkollore në mënyrë që t’u lehtësohet ndjekja e procesit mësimor në gjuhën shqipe; 5) Keni premtuar se toka do t’ u kthehet pronarëve të mëparshëm; 6) Keni premtuar se shqiptarët do të kenë të drejta të barabarta me rastin e punësimit… Sot më shumë se 90% të të rinjve, që kanë kryer fakultetin ose së paku shkollën e mesme, janë të papunë dhe e vetmja shpresë u ka mbetur emigrimi; 7) Ka premtuar DPS-i se do të krijojë kushte që të ndërpritet emigrimi. Në bazë të statistikës Mali i Zi është vendi i dytë në botë për emigrim, menjëherë pas Salvadorit që ka emigrim më të madh. Kjo shihet më së mirë nga fakti se dy të tretat e banorëve të Malësisë jetojnë në SHBA, e mos t’i numërojmë qytetet e tjera në Mal të Zi; 8) Për hir të së vërtetës duhet thënë se ka pasur edhe premtime të cilat zoti Gjukanoviq i ka plotësuar: njëra ndër premtimet më fenomenale që e ka plotësuar Gjukanoviqi është ai që parashihet me Ligjin mbi rendin dhe qetësinë publike, i cili ndalon përdorimin e Flamurit shqiptar, që është precedent në botën demokratike; 9) Kur Malit të Zi i është dashur vota e shqiptarëve në referendumin për ndarjen e tij nga Serbia, atëherë i keni quajtur miq, por menjëherë pastaj të njëjtit i keni shpallur terroristë; 10) Gjëja më e keqe që ndonjëherë u ka bërë ndokush shqiptarëve, është kur u ofrohet shitja e nderit dhe dinjitetit personal për disa qindra euro.

Përgjigja më e mirë DPS-it dhe satelitëve të tij për padrejtësitë që u shkaktojnë shqiptarëve do t’u jepet më 14 tetor në zgjedhjet parlamentare.

Anton Lulgjuraj, jurist i diplomuar
Bartës i Listës- Alenca Rinore Shqiptarëve

Previous Post

Përkrahet propozim vendimi mbi referimin e iniciativës drejt Podgoricës për ndryshimin territorial

Next Post

Akademik Tomë Berisha, nderi i lavdisë kombëtare – nga Gjekë Gjonaj

Next Post

Akademik Tomë Berisha, nderi i lavdisë kombëtare - nga Gjekë Gjonaj

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org