Tuz, Malësi (04.10.2012) – Këshilltari i Partisë Demokratike të Socialisteve (DPS) Naser Krkanovic dhe këshilltari i Partisë Socialiste Popullore (SNP) Zeljko Milic janë rrahur gjatë pauzës së seancës që po zhvillohej sot në Kuvendin e Komunës urbane të Tuzit. Ata u përleshën në korridorin e ndërtesës së Kuvendit duke përdorur grushtat. Incidenti u ndalua me intervenimin e këshilltarëve tjerë.
Deri të përleshja ka ardhur mbas përplasjeve të ashpra verbale që Milic dhe Krkanovic patën gjatë seancës.
Milic kishte thënë se DPS dhe UDSH ndajnë konserva ushqimi qytetarëve në prag të zgjedhjeve. Në këtë Krkanovic u përgjigj këshilltarit Milic, “nëse të nevojiten me trego cilat i preferon dhe ku donë që ti sjellim”, njofton TV Vijesti. /Malesia.Org/
Foto: Vijesti