Iniciativa e Unionit Demokratik të Shqiptarëve sot në Kuvendin e Komunës Urbane mori shumicën e nevojshme që ti dërgohet kuvendit të kryeqytetit lidhur me vendimin për iniciativën për shpalljen e referendumit konsultativ për komunën e Tuzit-Malësisë. Ky ishte propozimi i kësaj partie të cilën e përkrahen edhe këshilltarët e DPS por ndërkohë gjatë votimit kjo iniciative u përkrah edhe nga disa këshilltarë të opozitës. Iniciativa u përkrah edhe nga Alternativa Shqiptare, Lista për Tuzin dhe SDP, kurse pjesa tjetër e opozitës ishte e përmbajtur, njofton RTCG.
Edhe pse janë në koalicion, këshilltarët e Partisë Boshnjake u shprehen se nuk do ta përkrahin këtë iniciative, mirëpo gjatë votimit nuk ishin në sallë. Pra për propozimin e UDSH-DPS votuan 13 këshilltarë, kurse 6 ishin të përmbajtur. /Malesia.Org/