• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E premte, 28 Nëntor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Opinione/Editoriale

Malësia në prag të 100 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë

2 Tetor, 2012
in Opinione/Editoriale, Të Zgjedhura
Share on FacebookShare on Twitter

Sivjet shënohet 100. vjetori i shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.
Përgatitjet për shënimin e këtij jubileu kanë nisur muaj më parë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Luginën e Preshevës dhe në diasporën shqiptare si në Evropë, Amerikë dhe gjetiu.

Edhe pse kanë mbetur më pak se dy muaj deri te festa gjithëkombëtare shqiptare, 28. Nëntori, në Malësi ende nuk vërehet asnjë lëvizje apo iniciativë për shënimin e këtij jubileu.

Kjo është festa gjithëkombëtare, është data kur u shpall pavarësia për të gjitha trojet shqiptare, kufijtë e të së cilës më vonë u cunguan nga fuqitë e mëdha dhe fqinjët përreth, me ç’rast më shumë se gjysma e trojeve mbetën jashtë kufijve politik të Shqipërisë.
Nuk ka dyshim se 100. vjetori i Pavarësisë nuk do të festohen edhe në Malësi por pyetja është se si do të shënohet? 28. Nëntori u festua në Malësi vite me radhë, të ndarë në grupacione… Subjektet politike në vete, shoqëritë kulturo-artistike, organizata e shoqëri të ndryshme joqeveritare, me një fjalë shumë organizime e tejet pak cilësi. Kësaj herë nuk na ka hije të festojmë këtë jubile si vite me parë.
Nuk ka asgjë të keqe që të zhvillohen simpoziume shkencore, organizime kulturore, artistike, sportive etj. por të gjitha këto duke i paraprirë një manifestimi të madh qendror i cili do të duhej të organizohet në qendër të Malësisë në Tuz, në shesh pra, në ambient të hapur.

Pavarësisht nga ajo, se në Mal të Zi, jemi në prag të zgjedhjeve parlamentare, ku shqiptaret edhe kësaj herë dolën të përçarë, ku opinioni publik është i fokusuar vetëm rreth këtyre zgjedhjeve, apelojmë që 100. vjetorin e pavarësisë ta shënojmë të bashkuar.
Ky është çasti i fundit kur të gjithë duhet të bashkohemi pavarësisht nga ajo se ç’ organizimi i takojmë, përfaqësues, aktivist e individ të të gjitha sferave e të formojmë Këshillin Organizativ për festimin e 100 vjetorit të Pavarësisë dhe të fillojnë përgatitjet se koha kalon shpejtë.

R. Ivezaj

Previous Post

Gjonajt e Reçit, një shembull i integrimit të suksesshëm – nga Gjekë Gjonaj

Next Post

Rrahje në Kuvendin e Tuzit

Next Post

Rrahje në Kuvendin e Tuzit

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org