• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E martë, 1 Korrik, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Sport

Zvicra – Shqipëria 2:0

12 Shtator, 2012
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Në stadiumin Swissposarena të Luzernit, në prani dhe dominim të tifozëve kuqezi, sonte u zhvillua ndeshja e rrethit të dytë të eliminatoreve për kampionatin botëror Brazili 2014, ndërmjet Zvicrës dhe Shqipërisë.

Përfaqësuesja e Zvicrës ka shënuar fitore prej 2-0 përballë Shqipërisë në takimin e vlefshëm kualifikues për Kampionatin e ardhshëm Botëror.

Në minutat e para të sfidës të dyja skuadrat ishin të kujdesshme, ndërsa loja zhvillohej kryesisht në mesfushë duke mos rrezikuar portën e asnjërës përfaqësuese.

Rasti i parë i mirë në ndeshje ishte i kombëtares shqiptare (18’). Meha, nga 30 metra lëshoi një goditje të fuqishme qendrore dhe detyroi portierin Benaglio ta grushtojë topin në goditje nga këndi.

Ishte minuta e 22-të kur pas një gabimi në mbrojtjen kuqezi, Xherdan Shaqiri mori topin me dorë dhe shënoi. Arbitri e pranoi golin, ndërsa mesfushori i Bayern Munichut nuk festoi për të shprehur respektin ndaj Shqipërisë.

Pas golit të pësuar, lojtarët shqiptarë filluan të krijonin presion duke kërkuar nivelizimin e shifrave. Një rast për t’u përmendur ishte goditja e Ervin Bulkut nga distanca, të cilën e largoi portieri kundërshtar.

Pa përfunduar pjesa e parë, zviceranët kapën në befasi mbrojtjen kuqezi në një sulm tre ndaj tre, por përkundër rastit të rrezikshëm, shpëtoi porta e Ujkanit.

Në gjysmën e dytë, ekipi mysafir zhvillonte një lojë solide duke u përpjekur që të krijonte ndonjë rast për ta barazuar rezultatin, mirëpo një tjetër gabim në mbrojtje ishte fatal për Shqipërinë.

Dallku në tentativë për ta larguar topin pengoi Stockerin brenda zonës dhe arbitri akordoi penalti. Gokhan Inler e mori përgjegjësinë për ta konvertuar në gol (68’). Nuk mungoi festa e Valon Behramit, i cili e festoi edhe golin e parë.

Në vazhdim të ndeshjes, lojtarët e përfaqësueses shqiptare krijuan disa raste, u shfaqën disa herë të rrezikshëm, mirëpo nuk arritën që të shënonin në portën kundërshtare.

Shqipëria mbetet në kuotën e tri pikëve në Grupin E, ndërsa Zvicra ka grumbulluar gjashtë pikë nga dy ndeshje. /Telegrafi/

Previous Post

Berishaj:Kosova tani është projekt kombëtar, jo ndërkombëtar

Next Post

Vritet ambasadori i SHBA-ve në Libi

Next Post

Vritet ambasadori i SHBA-ve në Libi

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org