Udhëheqësi i PDS-së (DPS) për Ulqinin Loro Nrekiq ka deklaruar se janë duke biseduar për një rikompozim në skenën politike të qytetit të Ulqinit.
Përveç PDS-së, Unionit Demokratik të Shqiptarëve dhe Partisë për Prosperitet Demokratik sipas projektimit të Nrekiqi, në qeverinë e re do të jenë Partinë Demokratike e Fatmir Gjekës e cila është e pakënaqur me raportet në qeverisjen aktuale me Forcën, shkruan Vijesti.
Nrekiq poashtu ka shtuar se PDS do të kërkoj pozitën e kryetarit të komunës së Ulqinit.
Llogaria për Nrekiqin është e qartë pasi 7 këshilltarë të partisë së tij, nga 4 të UDSH-së dhe PD-së së Gjekës, 2 të PSD-së dhe 1 i PPD në parlamentin e Ulqinit janë të mjaftueshëm për të ndërruar qeverisjen.
Po sipas Vijestit, ndërrimi i qeverisjes mund të bëhet pas zgjedhjeve parlamentare të 14 tetorit./Ulqini Online/

