• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E enjte, 12 Qershor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

Bashkohet Forca dhe Iniciativa Qytetare

4 Shtator, 2012
in Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Forca e Re Demokratike e kryesuar nga Nazif Cungu dhe Iniciativa Qytetare e kryesuar nga Vasel Sinishtaj nënshkruan sot marrëveshje për dalje të përbashkët në zgjedhjet e tetorit, njofton agjencia MINA.  Ky është koalicioni i parë zyrtarë i subjekteve shqiptare për zgjedhjet e ardhshme.

Sinishtaj mbas nënshkrimit të marrëveshjes në mes të Forcës dhe IQ, deklaroi se janë të hapur për bashkimin edhe të partive tjera në këtë koalicion.
Ai theksoi se kishin biseduar edhe me subjekte tjera dhe kishin pritur bashkimin me Alternativen Shqiptare.
Sipas fjalëve të tij, ai është i bindur se ky koalicion do të fitojnë një mandat të sigurt por do të përpiqen të fitojnë 2 deputetë.
Sinishtaj gjithashtu tha se do të ishte e logjikshme që koalicionit të i bashkëngjitet edhe Lidhja Demokratike pasi ata edhe ishin së bashku në klubin e kaluar parlamentar në Kuvendin malazez.
I njëjti burim sqaron se bazuar në marrëveshjen e sotme, Forca dhe IQ do të shkrihen në një subjekt deri kah gjysma e vitit të ardhshëm.

Në lidhje me nënshkrimin e marrëveshjes, kryetari i Lidhjes Demokratike, Mehmet Bardhi për agjencinë MINA u shpreh se ky koalicion është interes i brendshëm partiak dhe se të drejtat e shqiptarëve nuk mund të fitohen edhe në rast të daljes në zgjedhje të bashkuar, pasi Ligji zgjedhor është diskriminues dhe nuk siguron përfaqësim proporcional.  Megjithatë Bardhi tha se edhe më tutje është i hapur për bisedime të daljes së përbashkët të subjekteve shqiptare. /Malesia.Org/


Kumtesë për opinion nga Forca e Re Demokratike 

Forca e Re Demokratike, për të bërë një front të përbashkët shqiptar morri vendim sot me date 03.shtator 2012 në mbledhjen e Këshillit Qëndore që të hyjë në zgjedhjet e ardshshme bashkë me Iniciativën Qytetare të Malësisë.

E ndërmarrim këtë hap të bindur se me anë të këtij bashkimi do te mund të sigurojmë një sukses elektoral dhe do të cojmë përpara interesat e popullit tonë.

Programi i Forcës së re demokrtaike është shumë i përafërt me atë të Iniciativës Qytetare dhe kemi identifikuar shumë pika të përbashkëta ku do të mundemi të bashkëpunojmë ngushtë.

Bashkimi i dy subjekteve definitivisht do te behet deri me 30 qershor te vitit 2013 në formën më të përshtatshme organizative duke rrespektuar emrin FORCA për bazë të emrit të subjektit të ardhëshëm

Ne besojmë se kjo aleancë i shërben më së miri interesave të shqiptarëve të Malit të Zi duke i ndalur dallimet krahinore dhe fetare që fatkeqësisht kanë zënë rrënjë në komunitetin tonë.

Përfitojmë nga ky rast për ti bërë thirrje të sinqertë,  pa kushtëzime, të gjithë faktorëve të tjerë politik shqiptarë që të na bashkohen.

Me sistemin e ri zgjedhor ky bashkëpunim bëhet domosdoshmëri për hir të një përfaqësimi parlamentar sa më të madh shqiptar.

Prandaj duhet dëshmuar përgjegjësi dhe largëpamësi, duhen lënë mënjanë mosmarrëveshjet apo përplasjet e egove tona, si dhe duhen kapërcyer ndasitë krahinore dhe fetare për hir të bashkimit të subjekteve

Ulqin më 03.09.2012

 

Previous Post

Intervistë ekskluzive me Mr. Lukë Junçaj, aktivist i dalluar i Diasporës shqiptare në Amerikë

Next Post

Ulqini të shpallet qytet i lirë midis Shqipërisë dhe Malit të Zi

Next Post

Ulqini të shpallet qytet i lirë midis Shqipërisë dhe Malit të Zi

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org