Shkolla fillore “Mahmut Lekic” në Tuz fitoi drejtorin e ri, i cili zëvendësoi drejtorin e deritanishëm, z. Pjetër Ivezaj.
Dukaj me profesion është profesor i Gjeografisë dhe për disa vite e kishte ligjëruar këtë lëndë në Gjimnazin “25 Maji” në Tuz, kurse kohen e fundit ishte i punësuar në Institutin e Arsimit.
Pjetër Ivezaj e konfirmoi se nuk është më drejtor i kësaj shkolle dhe se nga vendi i drejtorit është liruar që një muaj. “Në shkollë i kam kaluar 20 vite kurse drejtorit të ri i dëshiroj gjithë të mirat në punën e ardhshme,” deklaroi Ivezaj.
Ky institucion arsimor në qershor, festoi 125 vjetorin e arsimit në Malësi.
Albert Camaj

