• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E mërkurë, 2 Korrik, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Etnike/Rajoni/Bota

Shpërthen mina në kufi me Malin e Zi, pesë të plagosur

10 Korrik, 2012
in Etnike/Rajoni/Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Tropojë – Pesë shqiptarë të Malit të Zi kanë mbetur të plagosur pasditen e sotme ndërsa përpiqeshin të kalonin kufirin për të hyrë në Shqipëri, në fshatin e quajtur Çerem, në kufirin mes dy vendeve.

Një minë që duket se ka mbetur aty që nga konflikti i vitit 1999 mes Serbisë dhe Kosovës ka shpërthyer, ndërsa 5 shtetasit me pasaportë të Malit të Zi po udhëtonin drejt Tropojës ku do të takonin disa të afërm të tyre.

Si pasojë e shpërthimit të minës, që ka ndodhur rreth orës 15:00, dy prej pasagjerëve janë plagosur rëndë. Policia e dy vendeve ka bërë të mundur transportimin e të lënduarve në spitalin e Bajram Currit, që ishte ai më i afërti me vendin e ngjarjes. Për dy të plagosurit në gjendje të rëndë është thirrur një helikopter nga Tirana dhe ata janë dërguar në Spitalin Ushtarak në kryeqytet.

Zona e kufirit mes Shqipërisë, Malit të Zi dhe Kosovës ishte deklaruar si pastruar nga minat në vitin 2006. Që atëherë, ky është rasti i parë që ndodh një incident i tillë. Ndërkohë, nga lufta e vitit 1999 e deri në vitin 2006, në këtë zonë kufitare janë regjistruar 230 të plagosur për shkak të minave dhe 35 viktima, kryesisht fëmijë që po luanin.  /lajmeshqip/

Previous Post

Mbyllet Festivali i Kishes Katolike të Shën Palit

Next Post

17 vjet nga masakra e Srebrenicës

Next Post

17 vjet nga masakra e Srebrenicës

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org