• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E martë, 1 Korrik, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

Një shtëpi politike mbarëshqiptare

23 Maj, 2012
in Lajme
Një shtëpi politike mbarëshqiptare
Share on FacebookShare on Twitter

Në Ulqin prej dy ditësh është duke zhvilluar forumi i Albanosferës me pjesmarrjen e politikanve dhe eksperteve nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi.

Në fokus të këtij forumi janë cështje që kanë të bëjnë me diasporën shqiptare. Forumi hodhi idene e krijimit të një institucioni të përbashkët për shqiptarët e gjitha trevave, me qëllim që shqiptarët në mbarë botën të kenë një shtëpi të madhe.

Si moderator i forumit, Ervin Mete e mori fjalën i pari. Ndonëse Shqipëria ka një institut diaspore pranë ministrisë së jashtme, Ervin Mete tha se mungon informacioni i hollësishëm për diasporën:

“Për fat të keq ne nuk kemi një hartë të Diasporës shqiptare. Ku ndodhet, si është e struktururar, cfare asetesh ka, cfare mundesish investimi ka”, tha Ervin Mete, Kryetar i G99.

Republika e Kosovës kishte nivelin më të lartë të përfaqësimit në forum. Ministri i diasporës i qeverisë së Kosovës Ibrahim Makolli, tha se mërgata shqiptare është e përbashkët, pavarësisht shpërndarjes së popullsive shqiptare në 5 shtete ballkanike. Në lidhje me idenë e krijimit të një institucioni të përbashkët për diasporen mbarëshqiptare, ministri Makolli u shpreh:

“Garancia është që të ketë bashkëveprim në të gjitha fushat por edhe në strategjitë e përbashkëta që kanë të bëjnë me diasporën tonë”, tha Ibrahim Makolli, Ministri i Diaspores, Republika e Kosovës.

Idenë e një institucioni të përbashkët e përshëndeti deputeti shqiptar në parlamentin e Malit të Zi, Genc Nimanbegu.

“Një hap që do të jetë i mirëpritur dhe me qëllime pozitve aftagjata për integrimin apo ruajten e identitetit të shqiptarëve në diasporë” theksoi Genc Nimanbegu, deputet i Partisë Forca e Re në Mal të Zi.

Përfaqësuesi i partisë demokratike të shqiptarëve të Maqedonisë, Krenar Lloga, shpjegoi se përse një institucion i përbashkët për diasporën do të ishte në radhë të parë një ogur për shqiptarët e Maqedonisë:

“Diplomacia në Maqdoni është tërësisht jo etnike dhe nuk ka as kapacitetin dhe vullnetin të mbulojë interesat e shqiptarëve të Maqedonisë në vendet respektive” u shrpeh Krenar Lloga,

Partia Demokratike e Shqiptarëve të Maqedonisë.

Pavarësisht mbështetjes që gjeti në këtë forum ideja e një instituciont të përbashkë për diasporën, realizimi i saj në praktikë, mbetet kompetencë e të paktën e dy qeverive shqiptare, asaj të Kosovës dhe asaj të Shqipërisë. /TCH/

Previous Post

Telegram ngushëllimi i KNSH-së për tragjedinë në Himarë

Next Post

Shqipëria mori sot Presidencën e Këshillit të Europës

Next Post
Shqipëria mori sot Presidencën e Këshillit të Europës

Shqipëria mori sot Presidencën e Këshillit të Europës

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org