• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E hënë, 24 Nëntor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Etnike/Rajoni/Bota

Tomislav Nikolic, Vojvoda i Çetnikëve, presidenti i ri i Serbisë

22 Maj, 2012
in Etnike/Rajoni/Bota
Tomislav Nikolic, Vojvoda i Çetnikëve, presidenti i ri i Serbisë
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i ri i Serbisë ndoshta nuk është një Karadzic apo një Mladic, por ai ishte zëvendëskryeministër i Milosevic-it gjatë luftës së Kosovës. Tomislav Nikolic është një nga ata drejtues të lartë serbë që nuk u akuzua ndonjëherë zyrtarisht nga Haga, por që kishte dorë në dëbimin masiv të shqiptarëve të Kosovës në vitet 1998-1999 dhe ka gjasa të jetë përfshirë në krime lufte në Kroaci, siç e kanë akuzuar përfaqësues të të drejtave të njeriut në Beograd. Deri në 2008 ai ishte pjesëtarë i partisë Radikale të Voislav Sesel dhe ky i fundit e ka dekoruar ndoshta me një njollë që nuk do t’i ndahet me gjithë presidencën e sapofituar duke luajtur me dy porta, atë të BE dhe atë të nacionalizmit.

Ish lideri i tij Sesel, për të cilin në Hagë janë kërkuar 28 vjet burg, i pati akorduar në kohën e bashkëpunimit titullin e Vojvodës së Çetnikëve, me motivacionin: “Ka treguar duke kontribuar personalisht se si duhet të luftohet për idealet e Serbisë në Slavonia”. Motivacion që për shumë ka lidhje me krimet kundër civilëve në Kroaci gjatë luftës.

Tomislav Nikolic, pohon thuajse njësoj si të gjithë nacionalistët serbë se “Kosova është Serbi, se kështu do të jetë gjithmonë dhe se kurrë nuk do të heqë dorë nga Kosova”. Megjithatë thuhet se Nikolic ka bërë disa ndryshime serioze në qëndrimet politike prej ndarjes, para tre vitesh, nga Partia Radikale e Vojislav Sesel. Por profili i tij politik lidhet ngushtë me këtë parti ekstreme nacionaliste.

Në duel televiziv, kandidati i demokratëve Boris Tadic rikujtoi Nikolicin se “ai së bashku me Slobodan Milosevicin dhe Seselin e kanë humbur Kosovën në vitin 1999″. “Ju jeni angazhuar për politikën e dëbimit të të gjithë shqiptarëve nga Kosova përtej Bjeshkëve të Nemura dhe në këtë mënyrë keni humbur Kosovën”.

Në kohën e luftës së Kosovës, në vitet 1998 – 1999 Nikoliçi ishte zëvendëskryeministër i Serbisë dhe Jugosllavisë. Me politikë ka filluar të merret seriozisht në fillim të viteve 90-të në Partinë Radikale në Kragujevc. Në vitin 1991 ai së bashku me Seselin dhe lëvizjen e tij çetnike kanë krijuar Partinë Radikale Serbe, ku Nikolic ishte nënkryetar deri në largimin nga kjo parti. Nikolic dhe Partia e tij Përparimtare Serbe kanë fituar më së shumti mandate në zgjedhjet e kaluara parlamentare. Ai ka madje dhe mundësi reale për krijimin e koalicionit qeveritar, por potenciali i tij për koalicion lidhet kryesisht vetëm me partitë nacionaliste, Socialistët dhe demokratët e Tadic ishin bërë gati për një koalicion qeveritar nëse ky fitonte presidencën, por vota për Nikolic i prish skemat. E çuditshme është se Tomislav Nikolic i cili kishte fituar më parë dy herë në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, i kishte humbur ato në të dytin, në këto zgjedhje ishte hera e parë që ai humbiste në raundin e parë dhe kur askush nuk e priste të fitonte të dytin. Ai kishte deklaruar se ndihet krenar se është çetnik. /Mapo/

Previous Post

Suksese të klubit të Taekwondo-së “Besa” nga Tuzi në “Trofeun e Beogradit”

Next Post

Telegram ngushëllimi i KNSH-së për tragjedinë në Himarë

Next Post
Himarë, 12 studentë të vdekur dhe 22 të plagosur

Telegram ngushëllimi i KNSH-së për tragjedinë në Himarë

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org