• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E martë, 24 Qershor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Etnike/Rajoni/Bota

Fylking: Serbët janë psikopatë dhe derra të mallkuar

23 Prill, 2012
in Etnike/Rajoni/Bota
Fylking: Serbët janë psikopatë dhe derra të mallkuar
Share on FacebookShare on Twitter

Aktori i njohur suedez, Gert Fylking, ka barazuar popullin serb me Anders Breivikun. Moderatori i emisionit “Bota e Gertit” në Radio 1 të Stokholmit, i ka “qerasur” serbët edhe me epitete si: psikopatë, të retarduar dhe derra të mallkuar.

Kjo ka ndodhur të martën e kaluar, kur në programin e tij ka komentuar gjykimin e Breivikut në Norvegji. Dëgjuesve të tij, në mesin e të cilëve ka edhe serbë, aktori – i cili merret edhe me politikë – ka thënë se “serbët janë breivika”.

Në një moment, ai ka dhënë komentet se “bota është plot me të tillë”, pas së cilës ndërpritet nga bashkëbiseduesja me konstatimin: “Sidoqoftë, këtë Breivik e kemi zënë”.

“I kemi kapur shumë të tjerë, i kemi zënë atë serbë që sillen si derra të mallkuar, të cilët kanë vrarë qindra-mijëra njerëz e që kanë dëbuar miliona. Ata i kemi kap. A mendoni se serbët i gjykojnë? Jo, serbët i glorifikojnë si heronj. Kush janë atëherë psikopatët? A është e retarduar pra pjesa më e madhe e popullit serb? Apo janë të retarduar vetëm ata që kanë kryer krime?”, ka thënë Fylking i zemëruar.

Sipas përfaqësuesve të shoqatave serbe në Suedi, akuzat e tilla kundër serbëve janë gjithnjë e më të pranishme në mediat e Skandinavisë.

Srbislav Ilic, nga Iniciativa Ndërkombëtare për monitorimin e të ashtuquajturit “anti-serbizmit”, ka thënë për Press të Beogradit se do ta iniciojnë një aktivitet – si më herët në Spanjë – kur për “incidentin e njëjtë, përmes mjeteve juridike është kërkuar falja në televizionin nacional spanjoll”

“Epilogu do të jetë kërkimi i faljes nga Gert Fylking, në Radio 1”, thotë ai.

Përndryshe, në Suedi, sipas disa vlerësimeve, ka më shumë se 300 mijë banorë me prejardhje serbe.

Gert Fylking ka luajtur role në dhjetëra filma suedezë. Pos aktrimit dhe gazetarisë, ai merret edhe me politikë. Është anëtar i Partisë së Krishterë, e cila në Parlamentin suedez i ka 19 deputetë. Fylking është 61 vjeç, i martuar dhe ka gjashtë fëmijë. /Telegrafi/

Previous Post

Erkand Qerimaj, dekorohet nga Presidenti Topi

Next Post

Mediat bullgare: Ndarja e Maqedonisë, zgjidhja më e mirë

Next Post
Mediat bullgare: Ndarja e Maqedonisë, zgjidhja më e mirë

Mediat bullgare: Ndarja e Maqedonisë, zgjidhja më e mirë

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org