• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E mërkurë, 2 Korrik, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Etnike/Rajoni/Bota

Nëse preken kufijtë, shqiptarët jetojnë në një shtet

15 Mars, 2012
in Etnike/Rajoni/Bota
Nëse preken kufijtë, shqiptarët jetojnë në një shtet
Share on FacebookShare on Twitter

Me ndryshimin e kufijve në Ballkan, shqiptarët më së miri dhe më së lehti do të jetonin në një shtet të vetëm, ka thënë sot kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.

Këto komente ai i ka bërë para Kuvendit të Kosovës ku në orët e pasdites pritej të miratohet një Rezolutë me anë të cilës do të kundërshtohet mbajtja e zgjedhjeve të Serbisë në territorin e Kosovës.

Thaçi i ka cilësuar si provokuese dhe rrezik për konflikt të ri pretendimet serbe për mbajtjen e zgjedhjeve.

Ndërkaq, ka porositur se nuk ka autonomi për veriun e banuar me shumicë serbe dhe as ndryshim të kufijve të shtetit të Kosovës.

Kryeministri Hashim Thaçi tha se pretendimet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës janë të papranueshme.

Përndryshe, nëse vjen deri te hapja e çështjes së kufijve në Ballkan, atëherë shqiptarët, sipas Thaçit, më së miri do të jetonin të bashkuar në një shtet të vetëm.

“Pretendimet që paraqiten aty-këtu për ndonjë autonomi apo status special, nuk janë të vërteta, janë të paqëndrueshme dhe nuk do të ndodhin. Edhe sa i përket pretendimit për ndryshimin e kufijve, unë ua kam bërë të qartë në emër të Qeverisë të gjithë miqve ndërkombëtarë mesazhin e të gjitha institucioneve dhe qytetarëve të Kosovës se me pretendime të tilla për ndryshimin e kufijve shqiptarët më së miri dhe më së lehti mund të jetojnë në një shtet të vetëm”, tha Thaçi. /Rel/Telegrafi/

Previous Post

Protesta në Tiranë, në Burrel digjet flamuri maqedonas

Next Post

Forca: Margjinalizimi i informimit shqip në Mal të Zi

Next Post
Forca: Margjinalizimi i informimit shqip në Mal të Zi

Forca: Margjinalizimi i informimit shqip në Mal të Zi

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org