• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E shtunë, 28 Qershor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Etnike/Rajoni/Bota

I nisur si komando, i pritur si Dëshmor… Lamtumirë kapiten Feti

24 Shkurt, 2012
in Etnike/Rajoni/Bota
I nisur si komando, i pritur si Dëshmor… Lamtumirë kapiten Feti
Share on FacebookShare on Twitter

Tiranë, 24 shkurt – Ushtari i forcave special, Feti Vogli nuk i është përgjigjur apelit të fundit të komandandit, bërë tre herë rresht, sipas ritualit ushtarak, nga Komandanti i Batalionit të Operacioneve Speciale, Dritan Demiri, i cili më pas i ka dorëzuar babait të kapitenit të vrarë flamurin kombëtar me të cilin ishte mbuluar arkivoli.Efektivët e Batalionit të Operacioneve Speciale ku bëntë pjesë kapiteni Feti Vogli nën shoqërimin e orkestrës ushtarake, e kanë mbajtur trupin e shokut të tyre në krah për ta dërguar në banesën e fundit në varrezat e Dëshmorëve të Kombit, për t’u prehur krah dëshmorëve të atdheut që kanë dhënë jetën në luftra dhe në shërbim të atdheut.

Presidenti Bamir Topi, kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, kryeministri Sali Berisha, ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, lideri i opozitës Edi Rama dhe figura të tjera të larta të shtetit shqiptar paraqitën të gjithë me radhë nderimet e tyre për ushtarin e parë shqiptar të rënë në krye të detyrës në Afganistan.

Pjesëtarë të trupit diplomatik, si ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu dhe ai i BE-së, Ettore Sequi, ishin gjithashtu të pranishëm dhe shkruan ngushëllimet e tyre në librin e kujtimeve.

Përpara se të përcillej për në Varrezat e Dëshmorëve në një shtrat topi dhe me arkivolin e mbështjellë me flamurin kuqezi, ishte shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneral Xhemal Gjunkshi, ai që mbajti një fjalim të ndjerë për heroin.

“Kapiten Vogli u lind në 23 maj 1981, në Baldushk, në një familje të ndershme e patriote. Një ushtarak karriere i shkëlqyer, ai regjistroi arritje të mëdha në detyrë, për të cilat u nderua edhe me medalje të shuma. Ai është një hero dhe antarët e familjes do të kenë gjithmonë respektin dhe mbështetjen e Forcave Shqiptare të Armatosura”.

Duke vazhduar fjalimin e tij të ndjerë, Gjunkshi shtoi: “Kapiten Vogli u sakrifikua në altarin e lirisë së Atdheut, në betejën për vlerat më të larta njerëzore. Ai dha një kontribut të madh si përfaqësues i shtetit shqiptar në luftën për arritjen e paqes dhe sigurisë në botë. i përjetshëm qoftë kujtimi i tij”.

Trupi i ushtarit të forcave speciale të vrarë në Afganistan, Dëshmorit të Atdheut, Kapiten Feti Voglit, mbërriti në aeroportin “Nënë Tereza” rreth orës 03:00 të mëngjesit të ditës së premte, i mbuluar me flamurin kombëtar.

Feti Vogli u shpall Dëshmor i Atdheut dhe Presidenti i Republikës i dha “Medaljen e Artë të Shqiponjës”. /TCH/

VIDEO – KOMENTOJE

Previous Post

Tërmet në Malësi

Next Post

BE konfirmon arritjen e marrëveshjes midis Kosovës e Serbisë

Next Post
BE konfirmon arritjen e marrëveshjes midis Kosovës e Serbisë

BE konfirmon arritjen e marrëveshjes midis Kosovës e Serbisë

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org