• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E mërkurë, 2 Korrik, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

Ndërrimet në Kushtetutën malazeze nuk rregullojnë problemet e shqiptarëve

22 Shkurt, 2012
in Lajme
Ndërrimet në Kushtetutën malazeze nuk rregullojnë problemet e shqiptarëve
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Malit të Zi, Igor Luksic sot ka nisur bisedimet me partitë opozitare në lidhje me ndërrimet kushtetuese që duhet bërë për rrugën e mëtejme në Bashkimin Evropian.

Ai po ashtu pati takim me deputetët e klubit shqiptarë që gjinden në opozitë, të cilët mbas takimit me Luksic deklaruan se këto ndërrime nuk shkojnë në favor të përmirësimit të gjendjes së shqiptarëve.

Deputetit i Forcës Genci Nimanbegu tha se shfrytëzuan rastin të shtrojnë shumë pyetje të cilat kanë të bëjnë me shqiptarët në Mal të Zi, raporton MINA.
Sipas Nimanbegut duhet të shqyrtohen shumë probleme me të cilat shqiptarët ballafaqohen, siç janë procesi i privatizimit, Ligji për përdorimin e simboleve kombëtare, rishikimi i rregullores për të mirat detare dhe statusi i komunës së Tuzit – Malësisë.

Deputeti i koalicionit Perspektiva Vasel Sinishtaj tha se shqiptarët që nga pavarësimi i Mali të Zi kanë probleme, e sidomos nga aspekti i tri ligjeve të cilat të cilat janë aprovuar gjatë vitit të kaluar. E ato janë Ligji zgjedhor, Ligji për organizimin territorial si dhe Ligji për përdorimin e simboleve kombëtare.
Sipas tij, propozimet për ndërrimet kushtetuese nuk përmirësojnë pozitën e shqiptarëve.
Sinishtaj shton që përmes dialogut problemet e shqiptarëve duhet të rregullohen sa më parë.
“Një ndër pyetjet me rëndësi është edhe decentralizimi”, shtoi Sinishtaj.

Lideri i Lidhjes Demokratike në Mal të Zi Mehmet Bardhi tha se partitë opozitare shqiptare nuk votuan për Kushtetutën e mbas pavarësimit të Mali të Zi, pasi kërkesat e shqiptarëve nuk janë pranuar nga Qeveria malazeze.
“Vështirë se do të mund të ndërrojmë diçka as kësaj herë përmes amendamenteve tona”, tha Bardhi. /Malesia.Org/

KOMENTOJE

Previous Post

Mbas largimit të Dinoshës, ka mundësi që Ministria të cilën drejtonte të shkrihet

Next Post

Komisioni parlamentar refuzon kërkesën e Mehmet Bardhit

Next Post
Komisioni parlamentar refuzon kërkesën e Mehmet Bardhit

Komisioni parlamentar refuzon kërkesën e Mehmet Bardhit

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org