• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E shtunë, 28 Qershor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Etnike/Rajoni/Bota

Shuhet Leka Zogu I, pretendenti i fronit mbretëror

30 Nëntor, 2011
in Etnike/Rajoni/Bota
Shuhet Leka Zogu I, pretendenti i fronit mbretëror
Share on FacebookShare on Twitter

Tiranë, 30 nëntor – Shuhet Leka Zogu i Parë. Pretendenti i fronit mbretëror ndërroi jetë sot në moshën 72-vjeçare ne spital ku qëndroi i shtruar prej disa ditesh në reanimacionin e Neurokirurgjisë, në Spitalin Nr. 5 në Qëndrën Spitalore Universitare në Tiranë pasi pësoi një fibrilacion arterial, formë e aritmisë, njoftuan mediat e Tiranës.
Prej kohësh, për shkak të shëndetit të përkeqësuar, favorizuar dhe nga anoreksia, Leka Zogu i Parë ishte tërhequr thuajse plotësisht nga jeta aktive politike dhe shoqërore. Në vend të tij funksionet publike kryhen nga i biri, Princ Leka dhe drejtuesit e Partisë së Legalitetit, të cilët janë pro monarkisë. Vitet e fundit 73-vjeçari lëvizte vetëm me anën e një karroce me rrota, si pasojë dhe të një dëmtimi në këmbë dhe gjendjes së përgjithshme të përkeqësuar shëndetësore të tij.

Leka Zogu I lindi në 5 Prill të vitit 1939 në Tiranë. Është djali i Ahmet Zogut, i shpallur Mbret i Shqipërisë në ato vite. I ardhur prej dy ditësh ne jetë në prill të 1939 familja mbreterore nis një jetë të re në mërgim. Ai shkeli për herë të parë në Tiranë në nëntor të 1993, me një vizitë të papritur kur u ul në aeroportin e Rinasit me një avion privat. Pretendenti i Fronit bëri një përpjekje të parë për të ringjallur dhe ushqyer idenë e monarkisë në ato vite. Ai u rikthye përfundimisht, së bashku me familjen për të jetuar në Shqipëri pas 5 vjetësh në qershor të vitit 2002.

Jeta e Leka Zogu I

Më 5 prill 1939, dy ditë para pushtimit të vendit nga Italia fashiste shqiptaret uruan dhe festuan, ardhjen në jete të princit trashëgimtar dhe trashëgimtarit të fronit mbretëror, Mbretin e ardhshem. Mirëpo, ashtu ishte e shkruar! Leka Zogu u largua nga Atdheu vetëm dy ditësh pa e parë ende më sy, e jo më ta mbretëronte.
Në shkollë dhe mjedisin jashtë familjes, Leka Zogut tashmë në mërgim i duhej të komunikonte në anglisht. Me pas, diktuar edhe nga rrethanat dhe kushtet e krijuara do të përvetësonte të tjera gjuhë, hungarishten, frëngjishten, italishten, arabishten dhe portugalishten.

Ndryshe nga femijët e tjerë të familjeve mbretërore, ai nuk bëri rehat në asnjë shtet. Sepse motivet dhe arsyet historike detyruan familjen mbreterore të emigronte në vende të ndryshme. Në vitin 1941, Familja Mbretërore u vendos në Angli, së pari në Hotel Ritz në Londër, pastaj duke lëvizur për një periudhë shumë të shkurtër në vende të ndryshme në Angli.
Pas luftës Zogu, Geraldine dhe Leka u zhvendos përkohësisht në Egjipt, ku ata jetonin me urdhër të mbretit Farouk I.

Leka u arsimua në Parmoor House ne Britani dhe me pas në shkollat angleze në Egjipt Në shumë gjuhë ai gjithashtu perfundoi studeimet per ekonomi në Sorbonne duke u angazhuar më pas në ushtrinë britanike si Lejtnant.
Leka u bë trashëgimtar në mergim i fronit në 5 prill 1957. Në vdekjen e Mbretit Zog në 1961, Leka u shpall mbret i shqiptarëve nga Asambleja Kombëtare Shqiptare-në Mërgim,
Në vitin 1975, Leka u martua me nënshtetasen Australiane dhe ish-mësuesen Susan Cullen-Ward nepermjet nje martese civile.

Pas kesaj cifti u kthye në Madrid, ku ata ishin të shoqëruar nga mbreti Juan Carlos dhe vazhdoi të gëzojë vëmendjen e shqiptarëve, ndërsa ishin ngjithmone ne pritje te kthimit per ne atdhe Leka kaluar shumë vite mërgim përfshi edhe Afrikën e Jugut, aty ku lindi dhe djali i tij.
Ai u rikthye përfundimisht, së bashku me familjen për të jetuar në Shqipëri pas 5 vjetësh në qershor të vitit 2002.
Kthimi i tij në atdhe u shoqërua me një sërë incidentesh, duke nisur nga bllokimi në aeroport i një sasie armësh, që nga vetë Leka Zogu u cilësuan si trofe. Në vitin 1997, shqiptarët votuan kundër referendumit për monarkinë.
Shtatë vjet më parë ndërroi jetë në Tiranë bashkëshortja e Leka Zogut, mbretëresha Suzanë. /KOHAnet/

KOMENTOJE

Previous Post

Në Prishtinë u organizua Tryeza tematike “99 vjet. E tani çka…? nga Shoqata “Martin Dreshaj”

Next Post

Letër e hapur në lidhje me shkeljen e të drejtave nga marrëdhënia e punës drejtuar zyrtarëve të lartë shtetëror të Malit të Zi – Edmond Ujkaj

Next Post
Letër e hapur në lidhje me shkeljen e të drejtave nga marrëdhënia e punës drejtuar zyrtarëve të lartë shtetëror të Malit të Zi – Edmond Ujkaj

Letër e hapur në lidhje me shkeljen e të drejtave nga marrëdhënia e punës drejtuar zyrtarëve të lartë shtetëror të Malit të Zi - Edmond Ujkaj

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org