• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E martë, 1 Korrik, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

“Shqipëria natyrale” shihet nga kënde të ndryshme nga politkanët shqiptarë në Mal të Zi

19 Tetor, 2011
in Lajme
“Shqipëria natyrale” shihet nga kënde të ndryshme nga politkanët shqiptarë në Mal të Zi
Share on FacebookShare on Twitter

Në Mal të Zi, që nga momenti i daljes në skenën politike të idesë së Shqipërisë natyrale, të lansuar nga Koço Danaj, mediat e Podgoricës turren te politikanët shqiptarë për të vlerësuar këto “mesazhe”, shkruan KosovaLive.

Funksionari i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) në pushtet, Nikollë Gegaj, kryetar i Komunës Urbane të Tuzit, duke komentuar pohimet e Koço Danajt nga Tirana, se “ekziston rreziku i luftës së tretë balkanike” nëse Brukseli dhe Uashingtoni nuk e pranojnë idenë e “Shqipërisë natyrale” që prek edhe disa pjesë të Malit të Zi, deklaron se “kjo tezë është anakronike dhe jonatyrale”.

Sipas Gegajt, Mali I Zi nuk duhet të frikësohet nga Shqipëria, e aq më pak nga shqiptarët që jetojnë në Mal të Zi. Ata janë të vetëdijshëm se së afërmi do të jetojnë bashkërisht me bashkëkombasit e tyre në kuadër të shtetit që nuk njeh kufij, e ky është Bashkimi Evropian.

Karshi tij, lideri dhe deputeti i Lidhjes Demokratike në Mal të Zi, Mehmet Bardhi thotë se çdokush ka të drejtë të shfaqë mendimin e vet, pra edhe analisti Koço Danaj.

Bardhi, me këtë rast, më shumë përqendrohet mbi statusin e pazgjidhur të shqiptarëve në Malin e Zi.

“Pozita e shqiptarëve në Mal të Zi, në vend që të avancohet, ajo po kthehet pas. Këtë më së miri e dëshmon Kodi zgjedhor i miratuar nga Kuvendi i Malit të Zi, që lë shqiptarët pa të drejtat e arritura”,- shprehet Bardhi, duke kërkuar që këto të drejta të zgjidhen në frymën e barazisë, të së drejtës e demokracisë, por me dialog.

Ai nënvizon se në debatin e ardhshëm në Parlament mbi Ligjin e organizimit territorial, ku deputetët shqiptarë kanë deponuar amendament mbi Komunën e Malësisë me qendër në Tuz, Mali i Zi do të jetë në një provim të madh./Koha Net/

KOMENTOJE

Previous Post

Veprimtaret shqiptare nga SHBA vizituan zëvendës Kryeministrin dhe Ministrin e Drejtësisë Dr. Kuqi

Next Post

Në vendbanimet shqiptare vetëm gjuha malazeze – Hudhet poshtë amandamenti i partive shqiptare

Next Post
Në vendbanimet shqiptare vetëm gjuha malazeze – Hudhet poshtë amandamenti i partive shqiptare

Në vendbanimet shqiptare vetëm gjuha malazeze – Hudhet poshtë amandamenti i partive shqiptare

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org